LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Humb jetën pasagjerja 23-vjeçare, plagoset shoferi

2 Nëntor 2017, 07:42, Aktualitet CNA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm tek Kthesa e Patosit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Patos rreth orës 03:15 duke gdhirë e enjtja, ku një Benz me targa AA 551 OB është përmbysur në kanal.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja 23-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, ndërsa i palgosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Shtetasi me inicialet E.E, 27-vjeç, banues në Patos, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CityNews

Lajmet e fundit nga