LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompania jep ditë pushim për jo duhanpirësit

1 Nëntor 2017, 21:30, Aktualitet CNA

Një kompani në Japoni ka sjellë një ide kreative për të motivuar punonjësit e saj për të lënë duhanin. Piala Inc, një organizatë e bazuar në Tokio, po i jep stafit të saj jo duhanpirës gjashtë ditë shtesë pushimi në vit.

“Një prej stafit tonë jo-duhanpirës dërgoi një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë më herët gjatë vitit duke thënë se gjatë pushimit pirja e duhanit po shkaktonte probleme,” tha Hirotaka Matsushima, një zëdhënës i kompanisë.

Zyra qendrore e kompanisë është në katin e 29-të të një blloku zyre në rrethin Ebisu të Tokios. Çdokush që dëshironte një cigare duhej të shkonte në bodrum, duke marrë rreth 15 minuta për çdo udhëtim.

“Unë shpresoj që të inkurajoj punonjësit që të lënë duhanin përmes stimujve dhe jo përmes dënimeve apo detyrimeve,” tha Drejtori i Kompanisë së Piala Inc Takao Asuka për Kyodo News. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se 18.2 për qind e të rriturve japonezë konsumon duhan./CityNews

Lajmet e fundit nga