LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-nënkryetari i SHISH: Deklaratat e Trump mund të nxisin terrorizmin

1 Nëntor 2017, 20:46, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Shërbimit Informativ dhe doktori i shkencave në Menaxhim Krimi, Bujar Ramaj, i ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka komentuar situatën aktuale në të cilën gjendet bota si pasojë e terrorizmit.

Teksa komentoi deklaratat e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku ai la të kuptohej se SHBA_të kanë marrë masa për emigrantët për shkak të myslimanëve, ai tha se: “Deklaratat e Presidentit të SHBA-ve kanë ngjyrime anti-islam, mund të nxisin organizatat terroriste”.

Mbyllja e Lotarisë, është njëlloj i islamofobie dhe nxitje kundër myslimanëve, sikur ata janë shkaku kryesor për ato që po ndodh sot në SHBA, përfshirë edhe masat ndaj emigrantëve. /CityNews

Lajmet e fundit nga