Connect with Us

iPhone mund të gjejë kancerin/ Doktori na tregon si mund ta përdorim

Aktualitet

iPhone mund të gjejë kancerin/ Doktori na tregon si mund ta përdorim

Publikuar

-

Mjeku 59-vjeçar John Martin është një kirurg vaskular dhe shefi i mjekësisë në Butterfly Network, një kompani që ka shpikur një makinë me ultratinguj me dorë që mund të lidhet me një iPhone të quajtur iQ Butterfly.

Ndërsa produkti ishte duke u testuar për pastrimin e FDA në korrik, Dr Martin vendosi të skanonte qafën e tij duke përdorur pajisjen sepse ai ndjeu një masë në fyt.

LEXO EDHE:  Bëni KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në iPhone-in tuaj, mos e hapni kurrë

Rezultatet që u shfaqën  në ekranin e tij të telefonit zbuluan se ai kishte kancer metastatikc. Kishte filluar në gjuhë dhe në fyt dhe u përhap në qafë.

Pas operacionit, ajo u zvogëlua në fazën tre dhe tani, duke ardhur në fund të gjashtë javëve të rrezatimit, mjekët thonë se duket se do të shërohet./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ka ardhur dhe do ikë pa trofe”/ Topi-Bashës: Po zvogëlohesh çdo ditë

Publikuar

-

Nga

Maskat me detyrim/ Bamir Topi: Këtu ndodhin gjëra paradoksale, ka prapavijë të paramenduar

Ish presidenti Bamir Topi ka folur me tone të forta, pasditen e sotme në Top Talk, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Duke kritikuar nismën e tij për vettingun në politikë, Topi tha se nëse ai ka diçka në ndërgjegjen e tij, duhet të dorëzohet i pari, pasi ka shumë akuza për pasurinë.

“Bashën nuk e kam vlerësu ndonjëherë. Basha ka ardhe dhe do ikë pa trofe. Më thoni ka marrë ndonjë trofe.

LEXO EDHE:  Apple i rikthehet ekranit të vogël

LEXO EDHE:  Veliaj lyen me bojë të kuqe korsitë e biçikletave/ Pedagogu jep alarmin e fortë

I kam thënë në 2013 nuk merr asnjë trofe. Vetëm zvogëlohet, zvogëlohet. Unë flas me gojën plot.



Edhe nisma momentale, vettingu në politikë, është një demostrim falsiteti dhe mungese sinqeriteti, sepse sot funksionin një institucion kushtetues në Shqiqëpri, ILDP.

Basha nëse ka diçka në ndërgjegjen e tij, le të dorëzohet i pari, se kam dëgjuar shumë akuza për pasurinë e tij.

Ky është rregulli, tek vetja pastaj tek të tjerët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.



Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Klodiana Lala zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë për Luan Dacin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme mospranimin e rekursit për ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.

Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

LEXO EDHE:  Pastat e dhëmbëve, mund të shkaktojnë kancer

LEXO EDHE:  Apple zbulon planin/ Laptopët e ardhshëm Mac si iPhone



Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE