Connect with Us

I sekuestrojnë mallin/ Pesë policë për tre arka domate (video)

Aktualitet

I sekuestrojnë mallin/ Pesë policë për tre arka domate (video)

Publikuar

-

Denoncime të ndryshme vijojnë në adresë të ish-kryeministrit nga qytetari digjital, i cili prezanton herë pas here problemet aktuale të popullit tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Sali Berisha, ka risjellë për të disatën herë një denoncim të qytetarit ku policia bashkiake është duke i sekuestruar mallin një zonje në tregun e fruta-perimeve në rrugën Don Bosko.

LEXO EDHE:  Çmontohet kompania që inaguroi Rama/ Në rrugë 600 punëtorë (Video)

Në videon e ofruar për ndjekësit duket se zonja së cilës i është sekuestruar malli ka bërë rezistencë, por pa mundur ta ndalë policinë dhe misionin e saj. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Greqia vendos hapjen e kufijve për shqiptarët 

Publikuar

-

Nga

Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për shqiptarët, duke filluar nga data 28 qershor.

Mësohet se vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.

Kujtojmë këtu se ky vendim vjen pasi Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Po ashtu, edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkroi sot në mesditë në rrjetet sociale: “Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli i BE-së ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimeve për qytetarët shqiptarë”./CNA.al

Udhëtime që nga 18 Qershori/ Lista e vendeve, ku do të hiqen kufizimet me kërkesë të BE

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Publikuar

-

Nga

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, në qeverinë socialiste, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur mes PS-së së Vlorës, dhe kryebashkiakut Leli.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj shkruan se ajo që po ndodh në Vlorë, nuk është vetëm një hakmarrje primitive, por sipas tij, është luftë për pushtet abuziv dhe jo për qytetarët.

Kjo qe po ndodh ne Vlore nuk eshte vetem nje hakmarrje primitive. Nje pergjigje per ata qe hedhin trakte dhe krijojne grupazhe kunder kryetarit legjitim te Bashkise se Vlores dhe ekipit te tij te vleresuar dhe respektuar si partner serioz nga donatoret! “Lufta e Vlores ne 2021” nuk asgje te perbashket me ate te 1912, 1943 dhe reagimi popullore ne 1997. Kjo eshte lufte per pushtet abuziv dhe jo per qytetaret e saj. Mirenjohje Rames per investimet ne infrastrukure fizike, por kultura, sporti, arsimi, jane ne situaten me te keqe qe nga viti 1992.

Nje qytetet pa biblioteke moderne, pa stadium modern, pa teater bashkohore, pa lavdine e kampioneve, mjafton per te vertetuar varferine shpirterore. Fokusi ne infrastrukture fizike e cila eshte e domosdoshme por jo percaktonjese ne ristrukturimin konkurues te Vlores – tregon edhe mungese vizioni.

Individet, kompanite, bashkite dhe shtetet jane zhvilluar kur jane investuar per dijen, kulturen dhe shkencen.

Po bllokimin e kryetarit nga nen kryetar te imponuar pse nuk e kundershtojne keta luftetare fizik dhe ne rrjetet sociale?

Po sulmet e pa cinike, percmuese dhe hakmarrese te Rames ndaj shume kryetareve te bashkive ne jug dhe deputeteve te saj perse nuk i shqetesojne?”-shkruan Malaj.

LEXO EDHE:  Çmontohet kompania që inaguroi Rama/ Në rrugë 600 punëtorë (Video)

LEXO EDHE:  Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Më tej, ai ka edhe një mesazh për socialistët, ndërsa shkruan se duhet të mësojnë nga Kongresi i fundit i PS, ndërsa thekson se “Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume”.

Vlora me kontribute historike nuk duhet te turpetohet nga ata qe jane perzgjedhur per fundin e tyre politike epitafin : “me varrosni ne kembe qe te mos me gjej shefi/Naltnadheria shtrire”

Nje keshille per ata qe vete ofrohen si luftetare kunder Lelit – askush nuk mund te ndjehet i pa nenveftesuar/ I keq prrdorur nqs nuk e pranon vete.

Mesoni pak nga zhvillimet e fundit ne stadium kongresin e PS.

Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume.

Kjo pjesmarje ne kete diskutim publik per zhvillimet jo pozitive ne Vlore behet vetem ne mirenjohje te votuesve te qarkut te Vlores, qe i kam perfaqesuar 16 vite ne parlament, pa imponuar asnjehere vullnetin e tyre per te zgjedhurit e tyre.”-përfundon postimin e tij, Arben Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë/ Shpresoj që ndryshimet të bëhen realitet

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka folur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Kadilli tha se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Metës/ Braçe: Nuk ndaj pushtet me Berishën!

LEXO EDHE:  Deklaratat e Metës/ Braçe: Nuk ndaj pushtet me Berishën!

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella”- tha Kadilli.

LEXO TE PLOTE