LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tregon çfarë fshihet pas shkarkimit të 12 prefektëve nga Rama

1 Nëntor 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas shkarkimit dhe emërimit në bllok të 12 prefektëve të Shqipërisë, nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha, teksa e quan Ramën Llustraxhi, e ka quajtur këtë veprim si një përpjekje të dëshpëruar për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga çështja Tahiri.

“Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave”, – shprehet Basha.

Ai i ka quajtur 12 prefektët e rinj, si anëtarët e ri të bandës ndërsa përmbyll duke thënë:

“Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.” /CityNews

Lajmet e fundit nga