LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja Tahiri-Kryemadhi kundër Metës/ Komenton Skënder Gjinushi

1 Nëntor 2017, 10:05, Aktualitet CNA

Sa i pavarur mund të jetë Presidenti Republikës ndërkohë që bashkëshortja e tij është kryetare e partisë së dytë në opozitë? Duke marrë parasysh që para disa ditësh Kryemadhi akuzonte Presidentin Meta në lidhje me mosreagimin e tij për çështjen ?Tahiri?.

Është kjo një tjetër pyetje adresuar drejtuesit të PSD-së Skënder Gjinushi në intervistën e dhënë prej tij në gazetën ?Sot?. Dhe ja si është përgjigjur ai:

?Pavarësisht se në Shqipëri këto lloj deklaratash quhen të dorës së dytë para qindra mijëra denoncimeve dhe fakteve që ndodhin për inkriminim. Kemi vazhdimisht denoncime publike për politikanë dhe nuk vepron njeri. Madje këtu do i rikthehesha dhe njëherë një replike që bëri prokuroria por që është dhe një autogol për drejtësinë.

Që thoshte që Rumania apo Kroacia e kane filluar luftën kundrejt korrupsionit me një orë dore. Atëherë menjëherë kundërpërgjigjja është e thjeshtë: Le të bëjnë listën e të gjithë atyre që janë përfolur për orë dore e lartë në Shqipëri dhe të fillojnë çështjet. Po e theksoj për orë dore e lartë. Në fakt këtu nuk ka njeri me orë dore pasi e kanë 10 fishin e orës se lartë. Dhe të kalojnë nga ora e dorës tek vrasjet politike. Pra prokuroria nuk mund tua kërkoj të tjerëve sesi veprohet andej. Pasi andej, apo jashtë Shqipërisë, është vepruar për të tërë llojet e denoncimeve publike.

Dhe për shembull kur ka qenë këtu prokurori kroat ka thënë dhe një detaj që sa herë që ka akuza publike ndaj një politikani apo grupi politik, unë e thërras dhe ai o i qëndron akuzës o shkon për shpifje. Pra o e legalizon këtë akuzë, këtë denoncim ose pastaj thotë më fal se e bëra politikisht. Pra kjo gjë s?ka ndodhur në Shqipëri për të tëra llojet e akuzave që janë bërë për Presidentëve, kryeministrave, ish-kryeministrave apo kundrejt kryetarëve të parive. Nuk ka ndodhur asnjë akuzë pasi këto janë kthyer në një llaf goje?. /CityNews

Lajmet e fundit nga