Connect with Us

Aksioni politik / Patozi rrëfen çfarë do të bënte ndryshe nga Lulzim Basha

Aktualitet

Aksioni politik / Patozi rrëfen çfarë do të bënte ndryshe nga Lulzim Basha

Publikuar

-

“Unë nuk do ta ndaja tryezën e opozitës me askënd”, – këto ishin fjalët e ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike, tashmë një nga zërat kritikë më të fortë ndaj Lulzim Bashës.

Gjatë një interviste të dhënë në televizionin “Fax News”, Astrit Patozi iu përgjigj interesit të gazetarëve, se çfarë do të bënte ai ndryshe nga Lulzim Basha nëse do të ishte në krye të PD-së.

“Unë nuk do ta ndaja tryezën e opozitës me askënd tjetër, Shqipëria është në një situatë dramatike për shkak të korrupsionit, edhe akuza për trafikun e drogës është korrupsion, po ashtu me tenderat, koncesionet madje edhe vendi i punës. Trafiku i drogës është një lloj korrupsioni, pasi qeveria e lejoi, dhe ndante lekët me trafikantët. Kur them qeveria e kam fjalën si për ministrat, drejtorët, policët etj., që ndanin lekët.”- u shpreh Patozi.

Ai shtoi më tej: “Nëse do isha unë kryetar, do të dilja e të vihesha në ballë të një fronti, kundër qeverisë dhe nuk do ta ndaja. Nëse Basha do që t’i prijë kësaj beteje, shqiptarët do t’i bashkohen”.

Sipas tij kjo nuk po ndodh sepse, “Basha nuk është i bindur as vetë se nëse do të vijë në pushtet nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Opozita duhet të bëjë diferencën me kundërshtarin, sepse po nuk e bëre atëherë qytetarët e kanë më të lehtë të zgjedhin qeverinë”.

LEXO EDHE:  Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Patozi u shpreh se: “Nuk mund të bëhej marrëveshja e 18 majit, sepse votat u blenë pas një shkelje syri pas marrëveshjes”.

Patozi tha se ndarja e tryezës së opozitës nuk duhet të ndodhte, pasi qytetarët nuk mund të pranojnë që një force politike të ndryshojë disa here brenda 4 muajsh.

“Para dy vjetësh unë kam qenë në Vorë i deleguar i PD-së, kam pasur përballë banda reale të LSI-së. Nuk them se pse ato ishin bandat e LSI-së, kjo është e inkriminuar, por shqiptarët nuk mund të pranojnë se kjo forcë të shfaqej me disa fytyra të ndryshme në 4 muaj.

Një herë Ilir Metës i kërkohej të bashkoheshin kundër Ramës, pra kur PD-ja ishte në çadër, pastaj  gjatë fushatës të bëhet shushunjë.

Pastaj kur ende nuk është mbyllur debati i zgjedhjeve, bëjmë kompromis me LSI-në”, – tha Rama.

Sipas tij, problem i në Shqipëri nuk zgjidhet as me eliminimin e trafikut të drogës, pasi qeveria është e tëra e korruptuar. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mesazhi i Xhafajt në Ditën e Drejtësisë/ Momenti i sprovës së madhe!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë prandaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

“Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj. Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar”, shkruan Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  Kërcënimet e PD-së për mos hyrje në zgjedhje/ Topollaj: Taktikë e vjetër e Bashës

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ja pse Rama dhe Basha kanë frikë nga Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE