LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pi fostoksinë/ Ndërron jetë 66-vjeçari

31 Tetor 2017, 12:38, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës bën të ditur se një  66-vjecar është dërguar pa shenja jete në spitalin e rajonal të këtij qyteti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.M nga fshati Bzhete e Malësisë së Madhe është dërguar me urgjencë nga familjarët në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake rezulton se viktima ka pirë fostoksinë.

Policia po kryen veprime me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CityNews

Lajmet e fundit nga