Connect with Us

Pak aritmetikë me çmimin e blerjes së makinave të SHISH-it

Aktualitet

Pak aritmetikë me çmimin e blerjes së makinave të SHISH-it

Publikuar

-

Nga Gjergj THANASI

Meqenëse kreu i SHISH është i diplomuar për matematikë, ia vlen të bëjmë pak matematikë me tenderin e blerjes së 19 (nëntëmbëdhjetë) copë autoveturave për nevojat e SHISH.

Ky tender u hap, sapo u emërua z. Johan Bendo Drejtor i Shërbimit Informativ Shqiptar.

Vlera e tenderit për 19 autoveturat është  23 750 000 lekë ose rreth  178 000 euro. Në mënyrë të rrumbullakosur i bie rreth 9 000 euro për cdo autoveturë. Me të tillë cmim (pa shpenzime transporti deri në Shqipëri, doganë dhe pa shpenzime targimi automjeti) nuk gjen dot veturë të tipit berlina prodhim europiano perëndimor, madje as edhe prodhim serb, rus, brazilian, meksikan etj. Me të tillë cmim është vështirë të gjesh prodhim europian apo amerikane edhe një veturë tip “hatchback”, madje me shumë vështirësi tip “city car” jo më veturë tip “berlina”. Ja disa shembuj me cmimet e disa autoveturave europiane, japoneze apo edhe jugkoreane gjithnjë tip ”hatchback” ose edhe  “city car”, d.m.th. dukshëm më të vogla se tip “berlina”.

FIAT 5oo filllon nga 13 850 euro për më shumë linku: https://www.alvolante.it/listino_auto/fiat-500

RENAULT TWINGO fillon nga 10 745 stërlina, për më shumë në linkun: https://www.orangeëheels.co.uk/buy-neë/renault-twingo.html

FORD KA PLUS fillon nga 13 700 stërlina për më shumë në linkun: http://www.cavanaghs.com/ëp-content/uploads/2013/12/2017-Ford-Price-List_July.pdf

DACIA LOGAN fillon nga  8 700 euro dhe është realisht një makinë tip “berlina, por me shpejtësi maksimale prej 160 km/orë nuk përmbush kushtet e tenderit! Për më shumë në linkun: https://www.google.al/search?bië=1366&bih=659&ei=pJz3ËaaBMefe6QS59LqACg&q=nuova++dacia+logan+prezzo&oq=nuova++dacia+logan+prezzo&gs

SUZUKI CELERO fillon nga 8990 euro, por nuk përmbush kushtet e tenderit, sepse ka kubaturën 998cm dhe shpejtësi maksimale 155 km/orë, ndërsa tenderi specifikon: minimum 1650 cm dhe shpejtësi jo më pak se 180 km/orë, Për më shumë mund të konsultohet linku: https://www.patentati.it/listini-auto/marca/Suzuki.html

HONDA JAZZ fillon nga 15 250 euro, për më shumë në linkun: https://www.drivek.it/honda/

LEXO EDHE:  Fotot-Kur Veliaj ishte i Berishës dhe SHIK-ut të Gazidedes

GREAT ËALL (VOLEEX C20R), fillon nga 11 390 euor, ndonëse kjo autoveturë prodhim kinez konsiderohet tip “city car” dhe nuk përmbush kushtet e tenderit, sepse e ka cilindratën 1497 cm dhe shpejtësi maksimale vetëm 160 km/orë!

Një nga këto maikna indiane, kineze apo indoneziane po mund të blihen me 9 000 euro copa!!!!!!!!!!!!!!

TATA NANO GenX duke filluar nga 3 000 euro. Ka cmim të shkëlqyer, por nuk përmbush kushtet e tenderit, sepse kubaturën e ka 624 cm dhe shpejtësinë maksimale 140 km/orë!

TATA TIGOR  si edhe TATA NEXON me cmime, që fillojnë nga 7 000 deri në 9 000 euro për dy modelet e mësipërme, që janë prodhime indiane dhe pak a shumë i përmbushin specifikimet e tenderit. Për më shumë ka informacion në linkun: https://www.quattroruote.it/neës/novita/2017/03/09/tata_al_salone_di_ginevra_2017_tigor_nexon_e_la_tamo_racemo.html

LIFAN 520 ( LIFAN Breez) duke filluar nga 8 800 euro prodhim kinez, montohet edhe në Rusi. Përgjithsisht i përmbush kushtet e vëna në tender

Datsun Go Panca duke filluar nga 6 000 euro prodhim indonezian, që përgjithsisht i plotëson ose është shumë afër specifikave të kërkesave të tenderit. Për më shumë në linkun: https://www.datsun.com/datsun-neës/datsun-launches-datsun-go-plus-panca-in-indonesia.html

Në rastin më të mirë SHISH-i ynë do pajiset me LOGAN ose DUSTER prodhim rumun!!! Ky eshte niveli i Hekuran Isait të para 28 viteve, kur filloi ta modernizojë parkun e automjeteve të Policisë Popullore me mikrobuza italianë FIAT 2000, që populli me përkëdheli u vuri nofkë “MORRI”, ndërsa mikrobuzëve të mëdhenj NYSA, prodhim polak, ju vu nofka “IZAURA”! Lum si SHISH-i ynë, që thuajse 30 vite më pas do na modernizohet me “IZAURA” rumune në vend të atyre polake! / CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Victoria Beckham ka lindur me stil

LEXO EDHE:  Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Publikuar

-

Nga

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin “Dola te Ola” se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit Andrew Cuomo, në lidhje me akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga pesë gra, shumica e të cilave kanë punuar më parë si ndihmëse të tij.

Ngacmimi seksual nuk është kurrë i pranueshëm dhe nuk mund të tolerohet kurrë“, tha demokrati Schumer, para gazetarëve në një konferencë shtypi. “Gratë duhet të dëgjohen … pretendimet e secilës prej tyre duhet të merren seriozisht”, shtoi ai.

Ai i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese” dhe tha se mbështeste hetimin e nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Unë kam shumë besim tek ajo. Besoj se ajo do të sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, politikisht apo të çdo lloji tjetër“, tha zoti Schumer.

Zoti Cuomo ka thënë se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vazhdojë të drejtojë shtetin e Nju Jorkut ndërsa përballet me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave“, u tha zoti Cuomo gazetarëve të dielën, sipas njoftimeve në media. “Eshtë e gabuar të publikosh akuza përpara se të dihet nëse ato janë të besueshme … Duhet të lëmë prokuroren e përgjithshme të bëjë punën e saj“, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Punimet në rrugë/ Trafik i rënduar në Fushë-Krujë, 5 kilometër radha e makinave

LEXO EDHE:  Makinat bëhen copë në Lezhë/ 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Sipas akuzave më të fundit kundër guvernatorit demokrat, gazeta “Wall Street Journal” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse, Ana Liss, tha se në 2014 zoti Cuomo ndonjëherë e përshëndeste atë me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet, duke i thënë “e dashur”, e duke i puthur dorën. Ajo tha gjithashtu se zoti Cuomo e kishte pyetur nëse kishte të dashur.

Gazeta “Washington Post” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse për marrëdhëniet me shtypin, Karen Hinton, tha se në 2000 zoti Cuomo kur ishte Sekretar federal i Strehimit nën Presidentin Bill Clinton, e kishte përqafuar atë në një dhomë hoteli pas një aktiviteti pune.

Akuzat e reja u shfaqën pas atyre të bëra nga tre gra që e kishin akuzuar 63 vjeçarin Cuomo, për ngacmim seksual apo komente të papërshtatshme. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me hetimin që po kryen zyra e zonjës James.

Guvernatori, i cili i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje që kanë ardhur edhe nga ligjvënës demokratë të njohur të shtetit, javët e fundit është vënë përballë edhe një tjetër sfide, asaj që lidhet me akuzat se administrata e tij u përpoq të ulte numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që kanë humbur jetën nga COVID-19./voa

LEXO TE PLOTE