LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafa Nano flet sërish për Azem Hajdarin/ Ishte një frikacak, e vranë për gjakmarrje

31 Tetor 2017, 16:00, Aktualitet CNA

Publicisti Mustafa Nano i përgjigjet vajzës së Azem Hajdarit, pas replikës së saj për Azem Hajdarin.

Pas replikës së Rudina Hajdarit, publicisti Mustafa Nano I është përgjigjur vajzës së Azem Hajdarit.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, Mustafa Nano shprehet se Azemi, si personazh i historisë, nuk ka pse mbrohet nga e bija sepse në shkrimin e tij, sipas Nanos, ai nuk ka tentuar të japë qëndrim për Azem Hajdarin si baba, si bashkëshort, si vëlla dhe si familjar.

Sipas Mustafa Nanos, diskutimi po bëhet për një personazh që ka lënë pas zhurmë dhe statuja. E në këtë kontekst, për Nanon, me statujat për Azem Hajdarin, që vijnë pas atyre të Skënderbeut, po përdhunohet historia.

Publicisti i njohur këmbëngul se Azem Hajdari, sipas Gjykatës është vrarë për gjakmarrje dhe nëse do të kishte një version tjetër, duhet të kishin qenë familjarët dhe miqtë e tij, që duhet të kishin rihapur gjykimin për t?i vendosur një tjetër përcaktim vrasjes së tij, gjë që nuk është bërë.

Nano ka thënë se ?Unë nuk jam dakord me vlerësimin e shpërpjesëtimuar që i është bërë dhe i bëhet lëvizjes së dhjetorit. Sigurisht, ata që u ngritën atëmot, sidomos studentët, meritojnë respekt e mirënjohje, por le të mos e teprojmë. Sepse nuk ishin ata që e rrëzuan regjimin komunist. Ky i fundit u rrëzua vetë?.

Sipas Mustafa Nanos ajo që ndodhi në vitin 1990, ishte shumë e thjeshtë: regjimi komunist po binte, dhe u ngritën disa mijëra shqiptarë dhe i dhanë një të shtyrë. Mes tyre, ishte edhe Azemi. Që ishte më i bujshmi.

Në lidhje me Azem Hajdarin Mustafa Nano thekson ? Azemit unë i njoh meritën që shfaqi, tok me të tjerë, guxim në atë rrethanë. E theksoj: guxim për aq sa lipsej. Mirëpo, do kish qenë mirë të kish patur edhe inteligjencën për të kuptuar se misioni i tij mbaroi kur u shpall pluralizmi. Unë e di, duhet shumë inteligjencë ?mazokiste? për ta kuptuar se misioni yt mbaroi, por e mira e Azemit kjo do të ishte. Ai zgjodhi të bënte tjetrën: U zhyt me kokë në politikën aktive. Dhe aty u shfaq ashtu si ishte: i vogël, i pafuqishëm, pa ide, poterexhi, sektar, frikacak.?

Lajmet e fundit nga