LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Low cost apo luks/ Gazetari debat me shefin e sektorit kundër trafiqeve për përhapjen e prostitucionit

31 Tetor 2017, 21:11, Aktualitet CNA

Në vijim të diskutimit për temën e prostitucionit në Shqipëri, në emisionin ?Studio e Hapur? në News 24, Skerdi Kasimati, shef i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Tiranës, ka komentuar aksionin e policisë të ndërmarrë disa muaj më parë ku u godit një rrjet i madh trafikantësh në një pallat të Tiranës.

Sipas tij, rastet që polica kap, janë ato të prostitutave ?low cost?, ndërsa prostitutat e luksit për të cilat paguhet edhe deri në 1 mijë euro në natë, është vështirë të bien në rrjetën e policisë.

?Që nga 2015 trendi është gati mesatar. Veprimtaria është e përqendruar në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi e Vlora. Ka hotele që ofrojnë prostitucion, mund të jenë në qendër por edhe në periferi. Është fenomen që e kemi në kontroll?,ka deklaruar Skerdi Kasimati.

Ndërkohë diskutimi ka vijuar ku gazetari Armand Bajrami ka kundërshtuar Kasimatin.

?Fenomeni është mjaftueshëm i përhapur në Tiranë, nuk më duket nën kontroll nga Policia e Shtetit. Në gjyq bien në rrjetën e polcisë prostitutat loë cost. Kemi edhe prostituta që paguhen deri në 1 mijë euro në natë, por ato vështirë se kapen?,ka pohuar gazetari Armand Bajrami. /CityNews

Lajmet e fundit nga