LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi e fajëson për kanabizimin e vendit / Kjo është përgjigjja e Ilir Metës

31 Tetor 2017, 19:49, Aktualitet CNA

Ilir Meta i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, i ka dhënë përgjigje pyetjes së gazetarit nëse deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj tij, janë apo jo të ndikuara nga ai.

Ai u shpreh se “Që nga 24 korriku raportet e mia janë krejtësisht të qarta edhe me partinë që kam drejtuar edhe me skenën politike në vend. I jam përkushtuar një detyre dhe një institucioni. Do të përpiqem ta përmbush këtë detyrë me përgjegjësi maksimale. Nuk ma përgjegjësi për atë që Bën LSI apo kryetarja e saj”.

Më tej Meta u shpreh se: “Nëse ajo mendon se duke evidentuar gabimet apo sjelljet e Ilir Metës në krye të LSI-së, mund të rrisë profilin e saj politik, është zgjedhja e saj. Për qëndrimin tim në krye të LSI-së, ajo mund të pyesë kreun e grupit parlamentar Petrit Vasilin”.

Presidenti tha se edhe ai ka përgjegjësit e tij për mbajtjen e Ramës në pushtet dhe kanabizimin e vendit por sipas tij nuk është koha për të analizuar të kaluarën.

“Edhe unë kam përgjegjësitë e mia por nuk është koha për të bërë analiza me të kaluarën, pasi kam një ndarje me të kaluarën. Është koha që të gjithë të punojmë për të pastruar një herë e mirë Shqipërinë nga ky fenomen”, – tha Meta. /CityNews

Lajmet e fundit nga