LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja çfarë do të ndodhë pas inagurimit të godinës së vetingut

31 Tetor 2017, 09:37, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme është hedhur hapi vendimtar për zbatimin e reformës në drejtësi dhe kushdo që ka abuzuar me detyrën apo ka vjedhur qytetarët do të duhet të përballet me drejtësinë.

Pas inagurimit së godinës së vettingutm Gjykata Kushtetuese vendosi të mos rrëzonte ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Hapi i parë që do të ndërmerret është mbyllja e rekrutimit të stafit nga Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Komisioni i Kualifikimit mbylli në 27 tetor aplikimet për këshilltarë dhe pjesëtarë dhe brenda kësaj jave pritet të përzgjidhen emrat që do të jenë pjesë e trupit të vetingut.

Javën e parë të nëntorit mbyllet ky proces dhe nga Kolegji i Apelimit dhe menjëherë pas kësaj pritet të nisë zyrtarisht puna e komisionit.

Dosjet e para që do të shqyrtohen janë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Momentalisht janë përzgjedhur nga 5 çështje që ata kanë shqyrtuar dhe do të verifikohen, ndërsa shumë shpejt ILDKP dhe DSIK do të dorëzojnë raportet e pasurisë dhe të shkuarës së tyre.

Më pas do të vijohet me Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe me kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor  dhe ata të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fund të shqyrtimit do të ketë një raport për secilin emër nëse e kalon apo jo vetingun.

Lajmet e fundit nga