LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet eksperti i ekonomisë: Buxheti 2018 me mangësi, kjo është pozitivja në të

31 Tetor 2017, 15:58, Aktualitet CNA

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano, i ftuar në studion e televizionit Ora News, ka analizuar situatën ekonomike dhe Buxhetin e vitit 2018.

Sipas Shanos, “Buxheti ka mangësitë e veta, por pozitive janë investimet në infrastrukturë”, për të cilat ai shprehet se “nëse do të përfundojnë akset rrugore do të ishte arritje e buxhetit”.

Më tej ai u shpreh se “Unë nuk shoh tek kjo qeveri një zile shprese, pasi me ndryshimin e politikave fiskale penalizon bizneset e suksesshme”. Ai e ka quajtur Partneritetin Publik-Privat, si një borxh të mirëfilltë dhe të dëmshëm për ekonominë e vendit. /CityNews

Lajmet e fundit nga