LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

31 Tetor 2017, 18:29, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe ku një 66-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Policia raporton se ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa 66-vjeçari u dërgua menjëherë nga familjarët në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet policore shprehen se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve që e kanë çuar 66-vjeçarin drejt në hapi të tillë. /CityNews

Lajmet e fundit nga