LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Mihal Luarasi

31 Tetor 2017, 18:21, Aktualitet CNA

Lideri i Partisë Demokratike shprehu vlerësimet e tij për ndarjen nga jeta të regjisorit të Teatrit dhe të Operas dhe Baletit, Mihal Luarasi.

Në një postim në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të regjizorit duke vlerësuar veprat dhe kontributin e tij të pavdekshëm për artin dhe kulturën shqiptare.

Në vijim Basha  tha se Luarasi mbetet shembulli i lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik dhe simbol i ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës, drejt dritës së përjetshme të një publiku dhe kombi mirënjohës duke përfunduar  më një mesazh ngushëllimi që shpirti i tij të prehet në paqe. /CityNews

Lajmet e fundit nga