Forca Detare shqiptare shpëton 100 emigrantë sirianë në detin Egje
Forca Detare shqiptare me mision në detin Egje ka arritur të...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një analizë të ish-kryetarit të komisionit parlamentar të rendit dhe sigurisë, Spartak Braho për çështjen e përgjimeve të politikaneve të nivelit të lartë kryer nga SHISH i Visho Ajazit.
Hoxha thekson se konkluzionet kanë ardhur pas kontrollit të tre deputetëve të mandatuar nga parlamenti në Zyrat e Shërbimit Sekret.
?Për të patur një referim më shumë, kjo është një analize e ish-kryetarit të komisionit parlamentar të rendit dhe sigurisë, Spartak Braho për çështjen e përgjimeve te politikaneve te nivelit te larte kryer nga SHISH i Visho Ajazit. Konkluzionet kane ardhur pas kontrollit te tre deputeteve te mandatuar nga parlamenti ne Zyrat e Sherbimit Sekret.
Shkrimi mban daten 17 shkurt 2015…?- shkruan gazetari Hoxha.
Në këtë shkrim, kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare në atë kohë, Spartak Braho ka bërë një analizë të gjatë të përgjimeve politike në vend dhe kritikonte Ramën për sjelljen ndaj kreut aktual të SHISH.
Sipas Brahos përgjigjet janë bërë për të krijuar një database me përgjime kundërshtarësh nga ana e Sali Berishës.
Më poshtë shkrimi i plotë I Brahos me 17 shkurt 2015 :
***********
Përgjime edhe në Tiranë
Spartak Braho*
Më 7 Qershor 1972, gjatë kohës së fushatës presidenciale në SHBA pesë njerëz hynë në zyrat e pallatit që mbante emrin Vatergate D.C (Distrikti Kolumbia). Qëllimi i këtyre ?hajdutëve? ishte të arrinin të merrnin informacione permës përgjimeve të telefonave dhe të ambjenteve ku bëheshin bisedat, në një zyrë ku qe vendosur një shtab elektoral i Demokratëve, për zgjedhjet e afërta që priteshin të mbaheshin.
Këta ?hajdutë? që kishin ditë që ishin parë teksa hynin në mënyrë të dyshimtë në pallat (të maskuar si punonjës riparimi hidraulik me çanta në duar) u ndaluan nga policia, e cila ishte njoftuar më parë.
Qenë arrestuar kështu pesë persona ? të identifikuar nën emrat Eugenio Martinez, Virgilio Gonzales, Frank Sturgis, Bernard Barker, dhe Xhejms Mak Kord.
Të pesë personat, mbas arrestimit (me mjetet e përgjimit të telefonave në duar) shumë shpejt pranuan në polici se grupi i tyre ?i hajdutëve? vepronte nën drejtimin e Everete Houord Hint dhe Gordon Liddi, të cilët u arrestuan menjëherë më pas. Hint, Liddi dhe MakKord të tre kishin qënë më parë punonjës të CIA-s. Këta ?hajdutë? kishin marrë mjete të sotisfikuara spiunazhi që përdoreshin për përgjime nga CIA.
Të pyetur institucionalisht, përfaqësues të CIA-s shpjeguan para Prokurorit se personat e implikuar në këto veprime të rënda dhe të paligjshme, pra ish punonjësit e CIA-s të implikuar në veprimet e përgjimeve, duhet të kishin vepruar me urdhër të Presidentit Nikson.Ndërsa mbaheshin nën gjendje arresti dhe pyeteshin doli gjithashtu se disa punonjës të FBI (policisë) kishin marrë dijeni rreth përgjimit por ishin mbajtur nën presion që të mos e njoftonin këtë ngjarje.
Në këto rrethana u zgjerua rrethi i të implikuarve dhe vazhdoi të bëhej më e qartë pasqyra e shtrirjes së ngjarjes dhe të implikuarve në të.
Ndërsa hetimet vazhdonin dhe të arrestuarit vazhdonin prej disa muajsh të pyeteshin, njëri prej tyre, Mak Kordi i nervozuar prej faktit që kishte përfunduar në ato kushte dhe nuk shikonte mbështetje apo shpëtim prej dënimit, deklaroi se ?? nuk mund tja falte Presidentit Riçard Nikson që nuk u kishte dërguar qoftë edhe një pardon aty ku ishin, në burg. ?
Në këto rrethana ai i shkroi një letër prokurorit Xhon Sirika që kishte drejtuar proçesin e ?hajdutëve? ? përmes të cilës ai implikoi në këto veprime të paligjshme drejtimi pjestarë të stafit presidencial në ?Shtëpinë e Bardhë? dhe duke identifikuar si fajtor të drejtpërdrejtë Presidentin Nikson.
Fill pas këtij implikimi, ishte propozuar dhe ngritur një komisioni të vecantë në senat për të shqyrtuar në mënyrë të hollësishme implikimin në këtë afere përgjimesh njerëzit me pushtet dhe kush qëndronte vërtet pas tyre. Në këtë komision ishin caktuar Senatori i njohur Sam Ervin i Karolinës së Jugut dhe të tjerë.
Komisioni arriti të zbardhë se përgjimet e realizuara dërgoheshin permes Lidy dhe Hunnt në Shtëpinë e Bardhë dhe aty ato dëgjoheshin apo merreshin me anëtarët e stafit të Presidentit amerikan, Egil Krogh dhe Stuart Magruber.
Të dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhën u arrestuan dhe pas arrestimit ata shpjeguan se informacionet ja komunikonin presidentit.Dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhë implikuan edhe shtatë punonjës të tjerë të këtij institucioni të përfshirë në këtë aferë kriminale antiligjore.
Nuk do të kalonte gjatë dhe të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë do të pohonin se aktet e tyre qenë kërkuar nga Presidenti Nikson.Jo vetëm kaq por ata implikuan pothuaj tërë stafin e Shtëpisë së Bardhë në këto veprime.U kërkuan dhe u gjetën një pjesë e inçizimeve të kryera çka provuan pohimet e të arrestuarve.
Fill mbasi u gjetën një pjesë e materialeve të përgjimit, më datë 5 Gusht 1974, Presidenti Amerikan Nikson deklaroi dorëheqjen e tij. Pas kësaj dhjetra të tjerë persona nënpunës në Shtëpinë e Bardhë që kishin lidhje direkte dhe indirekte u arrestuan.
Pranë arrestimit ishte edhe vetë Niksoni. Qenë mbledhur tërë dëshmitë e nevojshme pranë Prokurorit të Përgjithshëm, por ai (Presidneti Nikson) u ndjesua nga presidenti që e zëvëndësoi atë, Gerard R. Ford, i cili argumentoi se nuk donte të hapte në historinë e Amerikës një prçedent të tillë për Presidentët e vendit. Pra që presidenti pasardhës të arrestonte Presidentin paraardhës.
Ndërkohë në këtë proçes ishin arrestuar 137 nënpunës të lartë të Shtëpisë së Bardhë, agjentë profesionistë të CIA-s, ish agjentë të dalë në lirim dhe të tjerë që kishin kryer aktet e përgjimit, që kishin marrë dijeni për çështjen apo ishin përpjekur ta mbulonin atë.
Kronikë Përgjimesh në Tiranë
Gjatë muajit Prill-Maj të vitit 2014 media dhe shtypi Shqiptar u involvuan fuqishëm duke botuar të dhëna dhe dokumentacione të Shërbimit Informativ Shqiptar, ku bëhej fjalë jo vetëm për emërime dhe shkarkime të paligjshme, por dhe të urdhrave për hetime ndaj strukturave të tjera të shtetit, konkretisht ndaj policisë së shtetit, si edhe u publikuan një kronikë masive emrash të personaliteteve kryesore politikë, qeveritarë, deputetë, ambasadorë, gazetarë, botues dhe drejtues mediash që sic thuhet ishin përgjuar gjatë viteve 2012-2014.
Për këtë situate, që morri përmasat e një skandali, drejtuesve kryesorë të Shërbimit Informativ ju kërkua shpjegim nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë. Madje në fund të muajit Maj u planifikua dhe një kontroll parlamentar nga ky Komision. Pati një ballafaqim në muajt në vazhdim të kontrollit parlamentar nga drejtuesit e SHISH-it, ndërkohë që u pranua dhe refuzua ky kontroll, madje vetë kontrolli parlamentar gjatë veprimtarisë së tij ju kërkua të kontrollohej dhe rregjistrohej nga SHISH-i. Kontrolli Parlamentar i ndodhur përballë kësaj situate nuk ka arritur të përfundojë e të jape zyrtarisht përfundimet, vecanërisht përsa i përket të dhënave për skandalin e përgjimeve.
Tashmë ka një informacion për këto përgjime të rrjedhura e pohuara nga vetë punonjësit e Shërbimit Informativ, media dhe shtypi nga të cilat paraprakisht rezulton se : Janë kryer mbi 5000 orë përgjime elektronike ku përfshihen me dhjetra personalitete të jetës politike e shtetërore, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Deputetë të mazhorancës dhe opozitës, një sërë gazetarësh si Frok Çupi, Ylli Ndroqi, si dhe Ambasadorët e vendeve të rajonit dhe më tej. I gjithë ky inventar përgjimesh i bërë publik ndonëse ka kaluar i shoqëruar me indiferencën e drejtuesve kryesorë të mazhorancës asnjëherë nuk është shpjeguar apo të jetë përgënjeshtruar nga Visho Ajazi, si drejtuesi kryesor. Në fakt e gjithë ? Kronika e Përgjimeve? dhe denoncimi i bërë është justifikuar nga Sali Berisha, Bujar Nishani dhe vetë Visho Ajazi si ?rënie në rrjetën e lidhjeve në trafikantët e drogës të qeveritarëve ?. Të tre personat e mësipërm në deklaratat e tyre pranojnë tërthorazi përgjimet, por theksoj se ?askush nuk është përgjuar në mënyrë të paligjshme?.
Në vargun e këtyre deklaratave përfshihet edhe një deklaratë e Bamir Topit i cili akuzon Visho Ajazin se e ka përgjuar kur ishte President në detyrë dhe po kjo gjë ka ndodhur edhe me Vangjel Dulen.
Pohimet më të rëndësishme për kryerjen e përgjimeve i bëjnë vetë edhe disa nga punonjësit aktualë të SHISH-it të cilët kanë marrë porosi dhe kanë realizuar në mënyrë mekanike procedurat e përgjimit ndaj politikanëve, deputetëve dhe aktivistëve politikë në kundërshtim me ligjin.
Vetë ligji për ?Shërbimin Informativ Shtetëror? dhe neni 6 i tij ndalon përgjimin pa autorizim në rradhë të parë nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit e më pas nga Prokurori i Përgjithshëm, të përgjimeve të tyre. Për këto përgjime, arsyet, përmbajtjen e të dhënave që janë siguruar nga to asnjëherë nuk është vënë në dijeni qoftë Presidenti, qoftë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri apo Ministri i Brendshëm.
Me të drejtë dyshohet, se ky nuk është një proces përgjimesh të drejtuara, rutinë, vetëm në rastet kur objekt kanë qënë elementë të inkriminuar.
Koincidenca apo rastësia nuk mund të justifikojë edhe rastin kur një personalitet kryesor i shtetit përgjohet 800 herë, kur fashikujt e përgjimeve rregjistrohen dhe zbardhen për t?u arshivuar apo për t?u përdoru si mjete sulmi propogandistik.
Përfundimi në këtë rast, për krijimin e tërë kësaj arshive përgjimi është se ato janë bërë nisur e thjesht për motive të ndjekjes së ?kundërshtarëve politikë?, për të krijuar ?database-n? me informacione kompromentuese ndaj tyre. Në Shqipëri kjo mënyrë ?jetese? ka për autor vetëm një emër Sali Berishën por në rajon kjo epidemi është njoftuar se ka zënë edhe në shtetet e tjera si Maqedoni, Greqi, Rumani etj
EPILOG ME PIKEÇUDITESE !
Në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për përurimin e muzeut të përgjimeve ?Shtëpisë së Gjetheve? në muajin Dhjetor u tha se : Një ? falenderim ? për zotin Visho Ajazi Lika për gadishmërinë dhe bashkëpunimin, se kjo godinë deri para se të hynim këtu ka qënë një godinë që ka qënë pjesë e SHISH-it, pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më ?. C?ishte vallë ky falenderim ? Një lojë fjalësh apo një mburrje në vendin e krimit për shefin e Shërbimeve Sekrete të Përgjimeve ? Shefi i Mazhorancës për shumë arsye, por edhe për arsye të mos hapjes së një konflikti me Presidentin Nishani vazhdon të ? bashkëpunojë ? dhe të sigurojë informacion për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ende nga ky shërbim !!!
Në datën 3 Shkurt me rastin e shpërthimit të tritolit në një farmaci Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se informacionin për këtë akt terrorist ai e mori i fundit nga Visho Ajazi!!!
Nuk është e pasaktë të thuhet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më struktura efiçente që siguron informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të luftuar e ndjekur krimin dhe jo kundërshtarët. Gjithsesi kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për ?by-passin? e tij institucional për t?i dhënë këtij organi fytyrën, funksionin, dhe efiçencën e kërkuar.
Përvoja e skandalit të përgjimeve të Vatergatit në SHBA na tregon se implikimi në përgjime politike, jo vetëm ristrukturoi shërbimet inteligjente por ngarkoi me akuza penale dhe u arrestuan 137 nënpunës të Shtëpisë së Bardhë, agjentë të CIA-s etj, deri tek dorëheqja e Presidentit Nikson.
Po në Shqipëri ?/ CityNews
Forca Detare shqiptare me mision në detin Egje ka arritur të...
Grupi Balfin, një grup mjaft inovator që ka sjellë në Shqipë...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e...
Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani në një postim në rrj...
I diplomuar në matematikë. Ka bërë dhjetra kurse e trajnime ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Një tjetër incident është shënuar pas përplasjes së banorëve...
Gazetari Elio Laze, ka zbuluar një skandal në Zyrën Qendrore...
Ditën e sotme janë sekuestruar pasuritë e Habilajve në Vlorë...
Shërbimet e Patrullës së Policisë Kufitare Kapshticë, bënë k...
Nga Gjergj THANASIMeqenëse kreu i SHISH është i diplomuar pë...
Petrit Vasili nga selia e LSI ka hedhur poshtë pretendimet d...
Disa muaj më parë ambasadori Lu paralajmëroi se Byroja dhe S...
Dje Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, ku...
Një person është gjetur i mbytur paraditen e sotme në Lumin ...
Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LS...
Komisioni i verifikimit ka akses në të gjitha institucionet ...
Ditën e djeshme është hedhur hapi vendimtar për zbatimin e r...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 24-vje...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...