LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta dekretojë Ilir Meta kreun e ri të SHISH? / Ja si përgjigjet Meta

31 Tetor 2017, 19:21, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH.

Teksa iu përgjigj pyetjes nëse është investuar për tu interesuar për Helidon Bendon i cili është emëruar nga kryeministri Edi Rama, në krye të SHISH-it, Meta u shpreh se nuk kishte pasur kohë për të lexuar as CV-në e tij.

Ai u shpreh se nuk ka nxitim për të dekretuar kreun e ri të SHISH, pasi Presidenti do të bëjë verifikimet e tij para se të dekretojë emërimin e Ramës, edhe pse ky i fundit e ka parë të arsyeshme emërimin e Bendos. /CityNews

Lajmet e fundit nga