LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetingu, reagon Xhafaj: Akt historik për një fytyrë të re drejtësie

30 Tetor 2017, 15:45, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për Reformën në Drejtësi dhe Vetingun.

Teksa falënderon kontribuesit për Reformën në Drejtësi dhe Vetingun, Xhafaj shprehet: “Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë!”.

Ai shprehet se Vetingu i shërben një fytyre të re drejtësie dhe ndihmon në rritjen e besimit të shqiptarëve në Sistemin e Drejtësisë.

“Vetingu për një fytyrë të re drejtësie,force dhe besimin e njerëzve.Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik.Urime”, – shkruan më tej Xhafaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga