Connect with Us

Të pathënat për kreun e ri të SHISH / Nga ushtar i Bashkim Gazidedes tek miqësia me Niko Peleshin

Aktualitet

Të pathënat për kreun e ri të SHISH / Nga ushtar i Bashkim Gazidedes tek miqësia me Niko Peleshin

Publikuar

-

Përtej asaj çfarë thuhet në media ka edhe një pjesë tjetër, që nuk raportohet apo nuk thuhet për kreun e ri të SHISH, Helidon Bendo, i emëruar në detyrë, pas largimit me dorëheqje të Visho Ajazit.

Bendo ka filluar si funksionar i SHISH, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede, dhe në kulmin e pushtetit të tij. Bendo ka qenë aktivist, i të rinjve myslimanë në Korçë, si  dhe sekretar i tyre.

Më parë Helidon Bendo, kishte përfunduar studimet për matematikë, në vitet 1993. Në ato vite, gjatë sezonit veror ai shkonte dhe punonte në Greqi. Nuk dihet se cila ka qenë lidhja e tij fillestare me SHISH-n e kohës së Berishës, të PD-së, por në Korçë zërat thonë se Bendo u mor në detyrë nga ish-kreu i SHIK në atë kohë, Ll.K., i cili e mori dhe kur shkoi me detyrë në Elbasan.

LEXO EDHE:  Foto-Skandal/Rama përjashtohet nga fotoja familjare e samitit, ja arsyeja

Babai i tij i ndarë nga jeta disa vite më parë, ka qenë kryeplak i një fshati në Komunën Drenovë të Korçës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

Helidon Bendo nga ana tjetër njihet si një nga miqtë e afërt, të ish-zv/kryeministrit, sot ministër i Bujqësisë, Niko Peleshi. Ata janë të një brezi, me vetëm një vit diferencë në moshë.

Në Korçë e njohin mjaft mirë lidhjen e tyre, me gjithë eksperiencës në institucion, kreu i SHISH, një vit më parë, me propozim të Ramës, u bë zv.kryetar i SHISH, megjithëse kishte afërsi familjare me PD-në, ai kishte garancinë e mikut të tij, Niko Peleshi.

Helidon Bendo, mund të quhet ushtar i Bashkim Gazidedes dhe mik i Niko Peleshit në krye të SHISH-it. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. muhamet qeflliu

    30 Tetor, 2017 at 10:07 pm

    iken nje gjyzel vjen nje tjeter
    jemi bere si pakistani

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-E rëndë në Durrës/ I moshuari “i fut duart” në mes të ditës vajzës me aftësi të kufizuara

Publikuar

-

Nga

Video-E rëndë në Durrës/ I moshuari “i fut duart” në mes të ditës vajzën me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë është denoncuar ditën e sotme nga gazetari Osman Stafa.

Gazetari ka publikuar një video, ku shihet që një i moshuar ngacmon seksualisht një vajzë në mes të ditës. Siç, shihet edhe nga pamjet, i moshuari e prek vajzën në zonat intime, ndërsa ajo e kundërshton duke e larguar.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetareje, Stafa deklaron se vajza që shihet në video është me aftësi të kufizuara, ndërsa kalimtarja e ka larguar të moshuarin dhe e ka denocuar në polici.



Sipas tij, policia nuk ka marrë asnjë masë për të shoqëruar të moshuarin.

LEXO EDHE:  100 ditë rrotull tepsisë!

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës për ambasadorët/ Aleati i Bashës: Kërkon t’i bëjë pjesë të tepsisë

“E frikshme!!!! I moshuari në Durrës, kryen veprime të turpshme ndaj një vajze me probleme mendore, në mes të ditës, në mes të rrugës. Edhe pasi u denoncua në polici, këta të fundit nuk e shoqëruan në komisariat perversin e moshuar, për të bërë zbardhjen e ngjarjes, por e lanë të lirë.

Bashkangjitur keni edhe shpjegimin e dëshmitares që njeh vajzën me probleme mendore dhe çfarë ka bërë ajo për të ndihmuar sadopak vajzën. Ku shoqatat, ku organizatat, ku shteti social, ku… ku…?”, shkruan gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Publikuar

-

Nga

“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë, si edhe një tregues i demokracisë në vend.

Ndërsa përmend reagimin e dhënë nga Reporteri për Lirinë e Medias, Stefan Schennah, i cili i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të heqë dorë nga ndryshimet e propozuara, Gjosha shton se çdo përpjekje bëhet për të izoluar Shqipërinë.



“Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

LEXO EDHE:  “Shqipëria më mirë se tërë dynjaja për fatalitetet”/ Rama publikon tabelën: Çudi e madhe ëëë?!

LEXO EDHE:  PD/ Çështja “Tahiri” dëshmi e kriminalizimit të qeverisë

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e raporterit të KiE për paketën e censurës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë

Publikuar

-

Nga

Deklarata e raporterit të Këshillit të Evropës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë për paketën e censurës

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ka shprehur sot shqetësimin për paketën e censurës, duke thënë se mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i menjëhershëm i presidentit Ilir Meta, i cili kërkon reflektim sa më parë.

Meta thekson se miratimi i kësaj pakete mund të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.



“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”, shkruan Kreu i Shtetit krahas deklaratës së Schennac.

LEXO EDHE:  Faktet/ Rama pranon dështimet në katër vite

LEXO EDHE:  Faktet/ Rama pranon dështimet në katër vite

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka marrë një lumë kundërshtish edhe nga ndërkombëtarë dhe figura të rëndësishme të politikës për krijimin e kësaj pakete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE