LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si i shkatërroi departamentet e PD-së Lulzim Basha dhe këshilltari i tij mizerabël

30 Tetor 2017, 15:18, Aktualitet CNA

Prej një viti thuajse të gjithë departamentet në PD kanë dalë jashtë funksionit. Shumë prej tyre u mblodhën vetëm në momentin e formimit dhe në ndonjë rast tjetër sporadik, ndërsa ata që rezistuan u shpartalluan nga vetë Lulzim Basha.

Si ndodhi?

Gati një vit më parë Lulzim Basha, mori në krye të koordinimit dhe strategjive të PD-së, Neritan Sejaminin, një personazh jo i panjohur për opinionin publik i cili prej shumë kohësh kishte bashkëpunuar me Gjergj Bojaxhiun dhe kandidimin e këtij të fundit si kryetar Bashkie në Tiranën, nën siglën “Ne Tirana”.

Emërimi i Sejaminit solli disa lëvizje dhe ndryshime thelbësore në PD. Ai propozoi ndryshime në strategji. Basha pranoi dhe vendosi të mos kishte më denoncime nga foltorja e selisë blu, por në mënyrë informale, materialet që mblidheshin t’i servireshin medias.

Sejamini, ishte njeriu kyç që për gati 9 muaj, deri pas zgjedhjeve të 25 qershorit, në duart e të cilit kalonte çdo fjalim për çdo dalje publike dhe çdo strategji politike e Lulzim Bashës, i cili më shumë se gjithçka tjetër besonte dhe dëgjonte Neritanin dhe jo bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Edi Lesi i Zyrës së Shtypit dhe Jorida Tabaku, u mënjanuan. Sejamini mori në dorë gjithçka kishte të bënte me komunikimin. Basha urdhëroi që çdo gjë të kalonte prej tij.

Këtu fillon historia e shpartallimit të atyre departamenteve që kishin ngelur aktiv, apo dhe përplasjeve më të forta brenda PD-së, të cilat nuk filluan vetëm për shkak të këshilltarit që kishte për krah Basha, por edhe për shkak të orientimeve që vinin nga familjarët e Bashës dhe të deleguarve të kunatit dhe bashkëshortes së tij pranë PD-së.

Strategjia e zgjedhur nga Sejamini, bëri që departamentet të mos mblidheshin më, të mos përpunonin materiale, të mos kishte më dalje publike të drejtuesve apo personaliteteve të tjera të këtyre departamenteve. Debate të forta u zhvilluan gjatë kohës së çadrës, ku këshilltari i Bashës dhe të deleguarit e familjes, përjashtonin departamentet nga dalja në çadër dhe artikulimi i çështjeve që ata kishin konstatuar. Koha e çadrës ishte edhe koha e betejës së Sejaminit dhe të njerëzve të familjes së Bashës me drejtuesit e departamenteve dhe strukturat e PD-së.

Më pas gjithçka u mësua pas bërjes publike të listës së kandidatëve të Lulzim Bashës, u mësua fakti se Basha nuk i donte drejtuesit e departamenteve megjithëse një pjesë të madhe i kishte vendosur vetë. Ai i përjashtoi nga lista, nuk i përfilli gjatë kohës së çadrës por i vendosur vazhdoi rrugën i orientuar nga këshilltarët dhe familjarët e tij.

Sa me vlerë dhe peshë ishte strategjia e përjashtimit të departamenteve nga denoncimet publike, e përjashtimit nga listat e kandidatëve të drejtuesve të këtyre departamenteve, këto dhanë jo pak efekt në rezultatin e 25 qershorit e cila ishte “Dita e Gjykimit” për Lulzim Bashën.

Strategjia e ndjekur ishte shpartallimi i departamenteve, heqja nga listat e çdo zëri kritik dhe me peshë përballë Bashës, Kjo vetëm e vetëm për të ngritur lart figurën e kreut të PD-së, e cila pas zgjedhjeve doli me e rrënuar se kurrë. Pasojat dihen.

Shkaktarë janë Lulzim Basha dhe një nga këshilltarët e tij mizerabël Neritan Sejamini. /CityNews

Lajmet e fundit nga