LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri flet pas kontrollit të banesës / Kuptova ata që janë ndjerë të dhunuar nga policia

30 Tetor 2017, 20:14, Aktualitet CNA

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ka dhënë një intervistë për gazetarin Sokol Balla të emisionit “Top Story”.

Ai ka folur për kontrollin e ushtruar në shtëpinë e tij nga 4 oficerët e policisë gjyqësore. Sipas Tahirit kontrolli ka qenë i sikletshëm, pasi nuk ndodh shpesh herë që të kontrollohet apo gjendet në të tillë situatë një politikan, apo ish-ministër. Ai tha se ishte deputeti i vetëm që policia i ka hyrë në shtëpi për kontroll.

Ai shtoi se “gjatë kontrollit kuptova ata që janë ndjerë të dhunuar nga policia, u kam dhënë më shumë të drejtë”.

Në datëlindjen e 38 të jetës së tij, Tahiri u shpreh se ndihet keq për familjen që i duhet të përballet me këtë situatë, pasi sipas tij, posti që kishte dikur do të sillte një situatë të tillë, pasi ka shumë kundërshtarë. /CityNews

Lajmet e fundit nga