LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i trembur nga dokumentat e SHISH për Tahirin dhe Olsin e Kokainës

30 Tetor 2017, 13:53, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Visho Ajazi Lika e ?paguajti me dorëheqjen e tij të papritur çmimin e denoncimeve në prokurori dhe institucione të tjera si dhe informacioneve të panumërta që faktonin lidhjet e Noriegës, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogën, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.?

Reagimi i Berishës erdhi pas lajmeve të publikuara në media, se kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen nga posti të cilin e mbante që prej vitit 2012.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha shprehet se dorëheqja e Visho Ajazi Likës dëshmon tmerrin e Rames nga dokumentat përveluese që Shërbimi Informativ mund të dorëzonte në Prokurorine e Krimeve të Rënda për dosjen Tahiri por edhe për vet Ramën e përgjuar aksidentalisht duke folur me trafikantë dhe për afera të medha korruptive si vellaçko Olsin e kokainës dhe narko-ministra të tjerë.

Postimi i plotë:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi. Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij. Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere. Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb/ CityNews

Lajmet e fundit nga