Connect with Us

Digjet makina e shefit të Task-Forcës së OSHEE

Aktualitet

Digjet makina e shefit të Task-Forcës së OSHEE

Publikuar

-

Makina e kreut të Task-Forcës së OSHEE-së Artur Saraçi është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, më konkretisht në lagjen ‘Perash’.

Dyshimet janë se makinës i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme.

Policia është duke bërë hetimet pikërisht në këtë pistë. Saraçi është shprehur në policia se nuk kishte asnjë konflikt.

Policia po heton pikërisht djegien e makinës për shkak të detyrës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Formula e PS për listat e deputetëve/ Gjiknuri: Çdo kandidat njihet për bëmat e tij, unë jam marrë shumë me…

Publikuar

-

Nga

Formula e PS për listat e deputetëve/ Gjiknuri: Çdo kandidat njihet për bëmat e tij, unë jam marrë shumë me...

Partia Socialiste propozoi në Këshillin Politik formulën si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Në ABC Neës, Damian Gjiknuri u pyet nëse me këtë propozim bëhet spostim de facto i kandidatit që mund të vendoset në fund të listës. Por Gjiknuri thotë se çdo kandidat nëse ka dhënë kontribut në komunitet do të votohet edhe nëse është vendosur në fund të listës.

-Se mos vendosni Gramoz Ruçin në Gramsh në fund të listës?

“Gramozin edhe po ta fusësh të fundit në Gramsh, del deputet. Çdo kandidat njihet për bëmat e tij. Unë jam marrë shumë me vota si shumë kolegë. Shumë thonë do ta jap voten ç’ke ti dhe sta japin. Nuk e di njeri se si voton se vota është e fshehtë.



Kjo është fushatë, në këtë themi mos votoni Berishën mos votoni Bashën. Kur ke garë do do kesh dhe kështu tensionesh, ky është elementi i dobët për listat e hapura është dhe luftë brenda llojit”, u shpreh Gjiknuri.

LEXO EDHE:  OSHEE: Në maj u ulën humbjet, u rritën arkëtimet për energjinë

LEXO EDHE:  OSHEE nis kontrollet në bregdetin e Velipojës

Lidhur me kërkësën e opozitës që OSBE të asistojë, Gjiknuri tha se çështja e koalicioneve nuk është teorike se prish ekuilibrin politik.

“Opozita do të mbrojë traditën.  Tradita u thye. Ti vazhdon me traditën. U ndryshua mënyra e votimit të kandidatëve dhe kjo sjell modifikim të formulës së kalicioneve, nuk jemi në të njëjtat kushte, koalicioni nuk ka qenë pjesë debati, por hapja e listave që është tani fakt i kryer, unë personalisht kam qenë kundër kam pikëpamjet e mia. Por ne kemi gjetur zgjidhjen si çdo vend europian”, tha Gjiknuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD e LSI në Këshillin Politik/ Dje i kundërshtuan opinionet, sot kërkojnë ndihmën e OSBE

Publikuar

-

Nga

PD e LSI në Këshillin Politik/ Dje i kundërshtuan opinionet, sot kërkojnë ndihmën e OSBE

Opozita jashtëparlamentare bojkotoi mbledhjen e sotme të Këshillit Politik me kërkesën se ky organizëm duhet t’i drejtohet ODIHR-it për të dhënë opinion mbi ndryshimet kushtetuese që u miratuan në 30 Korrik në Kuvendin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, shkruajnë se “në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Kujtojmë se në mbledhjen e datës 29 Maj 2020, teksa diskutohej për çështjen e depolitizimit të administratës zgjedhore, teknologjisë në zgjedhje dhe kuotave gjinore, mazhoranca kërkoi të merrej në konsideratë opinion i ODIHR-it për këto çështje.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në përgjigje të kërkesës për të marrë për bazë mendimin e ODIHR u shprehën kategorikisht kundër.

LEXO EDHE:  Defekt në një kabinë/ Zonat e kryeqytetit që mbeten pa drita

LEXO EDHE:  Studentët e ngujuar në Fakultetin Ekonomik pa energji elektrike

Përfaqësuesit e PD dhe LSI në Këshillin Politik vazhdimisht gjatë punës së kësaj strukture kanë kundërshtuar opinionet e ODIHR-it. Ndërkohë sot ngrihen disa pikëpyetje për opozitën jashtëparlamentare: A i qendrojn akoma kërkesave për depolitizim të administratës zgjedhore? A e duan akoma atë që kanë kërkuar?



Sot PD-LSI duan te pyesin OSBE për një gjë që nuk i dihet akoma formulimi.

Të pakten duhet të formulonin propozimin alternativ dhe t’i nisnin të 2 opsionet OSBE-së.

Meqe jemi te OSBE, si opozita jashtë parlamentit është dakord të pyesë OSBE, kryesimin e të cilës e ka Rama?!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid/ Izraeli sërish në izolim

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid/ Izraeli sërish në izolim

Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhri për izolim tre-javor në rang kombëtar, duke filluar nga sot (të premten) ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një nivel të ri të lartë, prej gati pesë mijë të infektuarish në ditë. Disa spitale raportojnë se nuk kanë më vende për pacientë të tjerë. Infeksioni është përhapur në të gjithë vendin, por komunitetet ultra-ortodokse hebreje dhe ato arabo-izraelite janë ndër më të goditurat.

Muri Perëndimor i Jeruzalemit, në ditët para Rosh Hashanahit, Vitit të Ri Hebre, zakonisht është i mbushur me mijëra adhurues. Por këtë vit, në vendin e shenjtë sheh një labirint ndarjesh për lutje, të distancuara nga njëra-tjetra, që të tregon qysh tani se si bllokimi tre javor do të ndikojë tek festat e ardhshme hebreje.

“Rosh Hashanahi është një ditë e cila kalohet ryesisht me lutje dhe shumica e tyre bëhen gjatë tubimesh masive. Tashmë të gjitha sinagogat kanë më pak njerëz sepse duhet të zbatojnë distancimin fizik. Bëhet fjalë për rregulla sipas të cilave vetëm 10 vetë lejohen në një zonë të mbyllur dhe 20 njerëz në një zonë të hapur. Ata që po planifikonin shërbime shumë të mëdha lutjejesh në ambiente të hapura po hasin vështirësi”, thotë rabini Dov Lipman, i organizatës “Raportimi i ndershëm”

Prej fillimit të pandemisë komuniteti ultra-ortodoks ishte një nga epiqendrat e koronavirusit. Shumë prej tyre i kishin shpërfillur kufizimet mbi grumbullimet masive.

Arabët izraelitë, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë, gjithashtu kontribuan në shifrën e lartë të të prekurve falë dasmave masive ku nuk respektohej distanca fizike.

“Dasmat ishin burimi i infeksionit në Umm al-Fahm. Çdo ditë raportet tregonin rritje të rasteve me koronavirus. I paralajmëruam njerëzit, po ata nuk i kushtuan vëmendje. Ndaj u detyruam t’u kërkojmë autoriteteve të jenë këmbëngulës me njerëzit dhe kjo është për të mirën e tyre, në mënyrë që ta frenojmë këtë situatë”, thotë Zaki Igbaria, Nënkryetar i Komunës së Umm al-Fahm.



Bazuar në masat e reja për bllokim kombëtar, janë mbyllur shkollat, qendrat tregtare, restorantet, zyrat qeveritare dhe shumë biznese. Njerëzit lejohen të largohen vetëm 500 metra nga shtëpitë të tyre përveç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime dhe ilaçe. Policia thotë se është e përgatitur për gjoba të rënda për ata që nuk respektojnë rregullat.

LEXO EDHE:  Skandali/ Dy punësim në shtet për anëtarët e Rilindjes

LEXO EDHE:  Studentët e ngujuar në Fakultetin Ekonomik pa energji elektrike

“Përgatitjet e bëra nga policia kombëtare e Izraelit do të garantojnë zbatimin e vendimit të qeverisë sipas të cilit mijëra oficerë policie do të sigurojnë ndalim qarkullim të plota në të gjithë vendin”, thotë Mickey Rosenfeld, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Izraelit.

Masat e para izoluese në Israel u vendosën në muajt mars e prill, në një nga përpjekjet më të hershme dhe më të suksesshme për të vënë situatën nën kontroll në mbarë botën. Por me synimin për të rifilluar ekonominë e për t’i lehtësuar izraelitët, qeveria hoqi shumicën e kufizimeve në muajin maj, duke lejuar veprimtarinë e shumë bizneseve. Por kritikët thonë se nuk kishte ndonjë plan të përgjithshëm për menaxhimin e pandemisë.

“Virusi nuk lodhet kurrë, rri në errësirë dhe pret rastin. Dhe menjëherë pasi rihapëm ekonominë me një ritëm shumë të shpejtë, duke mos i kushtuar vëmendje sinjaleve për një rritje problematike të rasteve, pra në thelb pa hedhur vështrimin pas, nisën dhe problemet”, thotë Ron Balicer, i organit Këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë për çështje të koronavirusit.

Duke u përballur me një skenar të përsëritur dhe pas disa muajsh protestash kundër një qeverie që është fajësuar për keqmenaxhimin e krizës, shumë izraelitë gjejnë pak arsye për t’u besuar sërisht politikanëve dhe autoriteteve shëndetësore.

LEXO TE PLOTE