LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate në grupin parlamentar të PS/ Deputetët akuzojnë ministrat

30 Tetor 2017, 10:18, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kanë shpërthyer debatet menjëherë pasi prej aty është larguar kryeministri Edi Rama, deputetët kanë pasur ankesa për marrëdhëniet me ministrat e kabinetit.

Ata mësohet të kenë thënë se ministrat janë bërë si pronarë firmash.

Gjatë mbledhjes kryeministri Rama ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë kandidaturë që nuk ka kualifikimin e duhur për drejtorët në administratën publike.

Me bërjen e qartë të kritereve që duhen për drejtoret po edhe për çështjen e buxhetit kanë vijuar debatet.

Deputetët kanë pasur ankesa për marrëdhëniet me ministrat e kabinetit.

Ankesat janë artikuluar nga deputetët Vullnet Sinaj, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu.

Deputeti Ndreu është shprehur se sipas tij ministrat nuk iu përgjigjen për shqetësimet që kanë.

Ndër të tjera ai tha se ?Janë bërë si pronarë firmash. Nuk komunikojnë normalisht për çështje të ligjshme?./CityNews

Lajmet e fundit nga