Connect with Us

Çmenduria e mediave të Ramës/ Kreu i SHISH u dorëhoq pasi i mbaroi mandati

Aktualitet

Çmenduria e mediave të Ramës/ Kreu i SHISH u dorëhoq pasi i mbaroi mandati

Publikuar

-

Sot në mesditë kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen dhe mediat raportuan menjëherë emërimin e Helidon Bendos në krye të këtij institucioni.

Mediat raportuan se dorëheqja e Visho Ajazit kishte ndodhur ditën e premte pas një debati të ashpër me kryeministrin Rama dhe sot i është dorëzuar presidentit të Republikës.

Mediat afër qeverisë kanë gjetur si argument çmendurinë e radhës për opinionin publik duke shkruar së kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen pasi i ka mbaruar mandati.

Në fakt kreu i SHISH nuk ka mandat, ai emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Apo shkarkohet sërish nga presidenti për arsyet e përcaktuara me ligj.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

Visho Ajazi nuk ka dhënë dorëheqje se i mbaronte mandati siç urdhërojnë mediat e urdhëruara nga Endri Fuga, por pas një debati me kryeministrin Rama.

Për ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se kreu i SHISH nuk ka afat të caktuar se kur e lë detyrën e tij./ CityNews

Detajet/ Pse dha dorëheqjen kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  Presidenca i përvishet keq gazetarëve/ Njofton konferencë të jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Dy "krimet" e Vjollca Hoxhës, që mbron prokuroria



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  “Miratimi i paketës së censurës dëmton negociatat”/ Çipa thirrje mediave

LEXO EDHE:  “Miratimi i paketës së censurës dëmton negociatat”/ Çipa thirrje mediave

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

LEXO EDHE:  Dy "krimet" e Vjollca Hoxhës, që mbron prokuroria



“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

LEXO TE PLOTE