LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antikomunistët kundër Flamur Nokës/ Turpi i radhës i PD, nderon autorin e krimeve të komunizmit

30 Tetor 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Rrahman Parllaku, gjenerali komunist, përgjegjës për shumë krime të komunizmit është tashmë edhe nderi i Qarkut të Kukësit.
Titulli iu dha nga Kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi në një ceremoni të veçantë.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe deputeti demokrat, Flamur Noka i cili e cilësoi Parllakun ?ikonë që krenohemi me të?.

Rrahman Parllaku tha se ndër vite është vlerësuar më shumë tituj, por ?Nderi i Qarkut Kukës?, kishte për të një domethënie të veçantë. Jeta dhe vepra e gjeneralit komunist 98 vjeçar u prezantua përmes një dokumentari ?Rrahman Parllaku ?Një Legjendë në kufirin e dy kohëve?.
Rahman Patllaku, njihet në histrori si aurtor e përgjegjës i shumë krimeve të komunizmit që nga viti 1943 deri në vitin 1945 . Si ish-komandat i njësitit gureil komunist të Vlorës ai është autror i vrasjes së Azis Sharrës, kreut të rinisë së Ballit Kombëtar në Vlorë në vitin 1942 që shënon edhe krimin e parë komunist të luftës civile në Shqipëri.

Bashke me Ramiz Alinë, Rahman Patllaku është përgjegjës direkt për Masakrën e Tivarit, si komandat i divizionit të parë komunist që u dërgua në Kosovë në luftë kundër forcave nacionaliste shqiptarë në ndihmë të komunistëve Jugosllavë në vitin 1945 .
Nuk është hera e parë që pushtetarë të PD kanë ndëruar gjeneralin komunist pavarësisht krimeve politike të kryera prej tij.

Më herët ish-presidenti Nishani e ka nderuar me titullin Nderi i Kombit gjë që solli reagimin e të përndejkurve politike që kërkuan publikisht anullimin e tij, kërkesë që u injorua nga ish presidenti.

Nderimi i sotëm është një tjetër shenjë e raportit dhe qëndrimit të dyshimtë të PD-së dhe përfaqësuesve të saj në parlament qeveri dhe pushtet vendor me të kaluarën kriminale komuniste, një raport që vlerësohet si arsyeja kryesore e situatës së rëndë politike e elektorale në të cilën gjendet sot kjo parti./ Minerva

Lajmet e fundit nga