Connect with Us

Aksion në zonën e Farkës/ IKMT planifikon prishjen e 23 objekteve

Aktualitet

Aksion në zonën e Farkës/ IKMT planifikon prishjen e 23 objekteve

Publikuar

-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në zonën e Farkës në kryeqytet, ku është planifikuar prishja e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.
Operacioni i IKMT bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesën verilindore të saj, ku përfshihet segmenti kthesa e Saukut- Bregu i Lumit.

Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, IKMT ka prishur dy objekte më zonën e Paskuqanit të cilat kanë qenë të ndërtuara pranë lumit të Tiranës.

LEXO EDHE:  Emrat-Me gomone dhe benzinë/Çfarë po "kurdisej" në Shëngjin?!

Sipas asaj që bën të ditur IKMT- ja dy objektet e prishura në Paskuqan ishin të jashtëligjshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pallati u dëmtua nga tërmeti, por u klasifikua i banueshëm/ Banorët e Durrësit kallëzojnë në SPAK, Vangjush Dakon

Publikuar

-

Nga

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, kryetaren aktuale Emiriana Sako, Sekretarin e KKRT Adhurim Qehajaj dhe firmën Ndergjoni SHPK.

Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.



Avokati i banorëve Baftjar Rusi ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

“Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet”, tha avokati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama darkë pune me Mitsotakis/ Mediat greke: Do diskutohet për marrëveshjen e detit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Ndërkohë mediat greke reportojnë se kryeminsitri Rama do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis, ku sipas tyre në  do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull.



Një nga çështet që hapi shumë polemika në vendin tonë ishte deklarata e kryeministrit grek i cili  tha se kishte për qëllim të zgjerohej 12 milje.

LEXO EDHE:  Aksioni i IKMT-së/ Pronarët e tokës përplasen me inspektorët: Duan të na grabisin

LEXO EDHE:  Aksion nga FNSH e RENEA/ Prangosen tre persona me rrezikshmëri të lartë

Por pas këtij takimi pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas/ Ndalohet personi që po transportonte paratë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas/ Ndalohet personi që po transportonte paratë

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.



Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

LEXO EDHE:  Video- Policia rrugore në aksion/ Ndëshkime për shoferët e dehur

LEXO EDHE:  Aksioni polici-OSHEE, 5 persona në pranga për vjedhje

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE