LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja merr kontrollin e Katalonjës/ Rajoy: Zgjedhje në 21 dhjetor

29 Tetor 2017, 08:55, Aktualitet CNA

Qeveria e Spanjës e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe e ka shkarkuar qeverinë e saj separatiste.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka folur në lidhje me këtë veprim.

Ai u shpreh se e ka shpërndarë parlamentin e Katalonjës dhe ka shpallur zgjedhje në 21 dhjetor në këtë rajon.

?Një ditë më parë, presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, e kishte rastin e fundit për ta kthyer gjendjen legale dhe t?i thërras zgjedhjet. Kjo ishte ajo që shumica e madhe e popullit në Katalonjë e kishin kërkuar. Ai nuk donte ta bënte këtë. Prandaj, qeveria e Spanjës do të ndërmerr masa për ripërtritjen e ligjshmërisë?, tha Rajoy.

Puigdemont ka kërkuar ?kundërshtim demokratik? ndaj marrjes së kontrollit të Katalonjës nga ana e qeverisë qendrore në Madrid, pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë së këtij rajoni.

Në një deklaratë të tijën, Puidgemont tha se aktivizimi i kapitullit 155 të Kushtetutës së Spanjës është jolegjitim dhe u ka bërë thirrje banorëve të Katalonjës të tregojnë durim dhe këmbëngulje dhe të kenë besim në të ardhmen.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Katalonja është pjesë përbërëse e Spanjës dhe se Uashingtoni i mbështet masat e qeverisë së Spanjës për ta mbajtur Spanjën unike.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka shkruar në rrjetin Tëitter, pas deklaratës së pavarësisë, se për BE-në ?nuk ndryshon asgjë?.

Gjithashtu ai theksoi se BE-ja vazhdon të kontaktojë vetëm me Madridin dhe shpreson se qeveria spanjolle e favorizon forcën e argumentit e jo argumentin e forcës./CityNews

Lajmet e fundit nga