LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Itali/ Vdes 40-vjeçarja shqiptare

29 Tetor 2017, 08:26, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë, ku një makinë tip ?Ford Focus?, ka përplasur për vdekje një grua shqiptare.

Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeç, nënë e 5 fëmijëve ishte dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte.

Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren në rrugë. Ai është vënë në pranga pak orë më vonë nga policia.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur./CityNews

Lajmet e fundit nga