LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Administrata e LSI në qeverinë Rama-1, kampione në abuzime dhe korrupsion

29 Tetor 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Përfaqësuesit e LSI në administratën e kabinetit qeverisës Rama-1 i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit njëzetë milionë euro dëm financiar.

Të dhenën e raporton gazeta ?Sot?, duke ju referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Si rasti më flagrant përmendet Autoriteti Rrugor ku dëmi ekonomik llogaritet në gjashtëmbëdhjetë milion euro?

Një institucion tjetër që del të jetë përfshirë në abuzime e korrupsion është  Zyra e Regjistrimit të Pasurive, ku dëmi i shkaktuar nga arradha e punonjësve të LSI-së, gjatë periudhës 4 vjeçare rezulton të jetë mbi dy milion euro. Ndërkohë dëmi financiar në Drejtorinë e Burgjeve, të drejtuar sistematikisht nga kuadrot e LSI-së, kap shifrën një milion euro. KLSH thotë se dëmet ekonomike në këtë drejtori janë shkaktuar kryesisht nga abuzimet me tenderat e ushqimeve, pasi një pjesë e parave të këtyre tenderave përfitohej në rrugë të jashtëligjshme nga ish-drejtori.

Por edhe Ministria e Mjedisit, e drejtuar po nga LSI rregjistrohet ndër dikasteret me shkelje dhe abuzime. Sipas të dhënave të KLSH rezulton që dëmi ekonomik në këtë dikasteri kap shifrën e një milion euro. Abuzime janë konstatuar në lëshimin e lejeve të shumta mjedisore në kundërshtim me ligjin si dhe në abuzimin me tendera. Madje Ministria e Mjedisit, sipas KLSH, ka shpenzuar më shumë lekë se ç?kishte parashikuar Ministria e Financave për këtë institucion, duke krijuar një goxha gropë në buxhetin e shtetit. /CityNews

Lajmet e fundit nga