LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendi pa kryeministër/ Rama avokat i Habilajve dhe Tahirit

28 Tetor 2017, 10:22, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha sërish ka hedhur akuza të forta ndaj rivalit të tij politik Edi Rama.

?Edi Rama nuk është më kryeministër por avokat i Habilajve dhe Tahirit. Rama bredh në çdo studio duke bërë avokatin e Tahirit sepse kështu mbron veten e tij. Rama dhe Tahiri ndiheshin të fuqishëm, por sot janë në panic sepse po ndeshen me të vërteten dhe ky është vetëm fillimi.?- deklaroi Basha.

Gjithashtu kryedemokrati Basha tha se në ditët e ardhshme do të ketë fakte të reja që sipas tij tregojnë mbështetjen e Ramës ndaj trafikantëve të drogës.

?Edhe bota e ka kuptuar tashmë dhe nuk mund të lejojnë një shtet të lidhur me krimin në zemër të Europës?- u shpreh Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga