LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon foto nga Vlora/ Akuza nga qytetarët: Populli s’ka bukë të hajë

28 Tetor 2017, 06:52, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duke uruar mëngjesin e sotëm ndjekësit në rrjetet sociale me pamje që vijnë nga Vlora.

Sot, Rama ka zgjedhur foto nga rruga e Pyllit të sodës, që sipas vlonjatëve njihet si ?rruga e veshkave dhe syve?.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ndër të tjera Rama theksoi se po vijon projekti i transformimit të kësaj zone në një hapësirë të re turistike.

Por pas këtij postimi, qytetarët kanë vijuar akuzat ndaj kryeministrit për varfërinë e vendit.

Një nga komentuesit i thotë kryeministrit se njerëzit nuk kanë bukë të hanë, jo më pastaj me cfarë të paguajnë ujë dhe drita. Gjithashtu komentuesi kritikon edhe sistemin shëndetësor, sipas të cilit nuk të prek mjek me dorë nëse nuk ke lek. Ja si shprehet ai ?Miremengjes zoti Rama. Zoti i par qe na krijoi eht perenia. Por zot per popullin je ti , po vuan shum njerzit ska pun skan me qa te marrin buken e gojes jo ma me la drita uji plehra e qa ka tjeter. Po per te shku me u vizitu e me ba analiza , skopi a grafi nuk te prekin me dor nese ske lek. Te lutem hidhi pak syt andej nga Kavaja kam vajzen time te semur burr e grua pa pun an dy femi jan ne pik te hallit. Edhe po te ghejn nai pun private thon sna marrin se duhet me rregulla. Ma ne ghith boten ma shum me te zez po punojn. Ju faleminderit Zoti te rujt e te nimoft?

Gjithashtu një tjetër komentues shprehet se populli është i varfër dhe plot borxhe.

?Mirmengjes …z.kryeminister .populli shqipetar do u ishte mirenjohes ne qofse do ulje pak dhe ate te shkret nafte dhe ato te shkreta ushqime se me ate rrog qesharake qe ka nje puntor krahu ketu ne shqiperi ..nuk punon dot as token as nuk mbush dot barkun me buk ..ju lutem vini doren ne zemer per ket popull te varfer qe jan mbyt me borxhe se jeta ketu esht shum me e shtrenjt ne krhasim me ate qe merr?– shkruan qytetari./ CityNews

Lajmet e fundit nga