LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policët e vrarë të tradhëtuar nga shefat besnikë të qeverisë

28 Tetor 2017, 18:32, Aktualitet CNA

Në ditën përkujtimore të Policëve të rënë në krye të detyrës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se mënyra më e mirë për ti kujtuar këta heronj, është lufta pa kompromis kundër krimit dhe drogës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Basha shprehet se sot policët e vrarë në krye të detyrës janë të tradhtuar nga shefat besnikë të qeverisë, të cilët sot nuk luftojnë krmin por janë në varësi të tyre.

?Ne nuk mund ta lëmë sakrificën e tyre të shkojë dëm.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo bëhet e mundur vetëm me një qeveri që nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndëshkon dhe i çon ata dhe pushtetarët e korruptuar që sot janë mburoja e krimit para drejtësisë?, shprehet Basha./CityNews

Postimi i plotë:

Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për ata burra në uniformë me kurajo e integritet që dhanë jetën në luftë kundër krimit.

Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin e drejtësinë në këtë vend. Mënyra më e mire për ti kujtuar e për të vlerësuar veprën e tyre është beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e drogës. Vetëm kështu shpirti i tyre do prehej në paqe. Për fat të keq, ata sot janë të tradhëtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi që ata luftuan, ndan pushtetin me qeverinë. Krimi që ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze ku janë bashkë qeveria e bandat. Ku shefat e komisariatëve, besnikë të qeverisë, ndihmojnë trafikantët, e dhunojnë të pamundurit. Dëshmorët e policisë dhanë jetën për tjetër gjë, për sigurinë e qytetarëve dhe për të ndalur krimin.

Ne nuk mund ta lëmë sakrificën e tyre të shkojë dëm.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo bëhet e mundur vetëm me një qeveri që nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndëshkon dhe i çon ata dhe pushtetarët e korruptuar që sot janë mburoja e krimit para drejtësisë.

 

Lajmet e fundit nga