LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këtu janë passaportat më të fuqishme në botë

28 Tetor 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Ishulli i vogël i Singaporit është shtëpia e pasaportës më të fuqishme në botë, duke i lejuar shtetasit e saj të vizitojnë 159 vende pa vizë. Kjo është sipas analizës së fundit nga Indeksi i Pasaportave, i cili bën renditjen e pasaportave të secilit vend me lehtësimin e qasjes pa vizë, ose aftësinë për të fituar vizë pas mbërritjes.

Pasaportat më të fuqishme u llogaritën duke shikuar kushtet e hyrjes. Vendet që lejuan hyrjen nga mbajtësi i pasaportës pa viza shënuan më shumë pikë.

Kjo u pasua nga vendet që japin vizë pas mbërritjes dhe pastaj ato që kërkojnë një aplikim për vizë.

Në anën tjetër të listës është Afganistani me pasaportën më të dobët, duke lejuar hyrjen në vetëm tre vende të tjera pa vizë.

Pasaporta amerikane ka rënë në pozitën e gjashtë. Prapa tij ndiqen Kanadaja, Irlanda dhe Malajzia.

Philippe May, drejtor menaxhues i zyrës së Arton Capital në Singapor, tha: “Për herë të parë, një vend aziatik ka pasaportën më të fuqishme në botë”./CityNews

Lajmet e fundit nga