LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në servis/ Tre makina shkrumbohen nga flakët

27 Tetor 2017, 07:23, Aktualitet CNA

Tre automjete janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Sarandës.

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor dyshohet se zjarri ka ndodhur pas një shkëndije elektrike në njërin mjet.

Policia ka bërë të ditur se zjarri ka rënë në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., dhe janë djegur 3 automjete.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit./ CityNews

Lajmet e fundit nga