LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon gazetari që intervistoi komisar Zaganin/ Rama i lirë të gënjejë live në Zonë e Lirë

27 Tetor 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Pasi kryeministri Edi Rama gjatë bisedës së tij në ?Zonë e Lirë? në TV Klan, deklaroi se ish oficeri i policisë së kufirit në Vlorë, Dritan Zagani, është dënuar nga gjykata për Krime të Rënda ka reaguar gazetari Basir Collaku, i cili e ka intervistuar Zaganin.

?Kryeministri Edi Rama genjen live. Dritan Zagani nuk eshte denuar nga Gjykata per Krime te Renda. Çeshtja eshte ende ne gjykim ne Gjykaten e Fierit dhe akuza nuk eshte ajo qe tha z. KM?, ka saktësuar Çollaku, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

Në vijim ai ka thënë se akuzat e Ramës për bashkpunim me trafikantët janë shpifje.

? Oficeri italian do te deshmoje ne fund te vitit, sic ka vendosur Gjykata e Romes. Shpifja tjeter e Rames per akuze bashkepunimi me trafikantet.

Prokuroria nuk ka hetuar akuzat e Zaganit. Ka qene nje relatim drejtorise se pergjithshme policise per te verifikuar pretendimet e shefit te antidroges.

Dhe kjo ne menyre te çuditshme nga Prokuroria e Fierit ndonese pretendimet per trafik droge duhet te hetohen nga Krimet e Renda. Nje turp live i genjeshtres se KM Rama?, ka përfunduar Basir Çollaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga