LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tregon si u njoh me Saimir Tahirin

27 Tetor 2017, 19:34, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë rreth ish-ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri dhe njohjen me të.

I ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, Rama u shpreh se ai e kishte njohur Saimir Tahirin në fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës në 2003. Ai u shpreh se e kishte njohur në distancë jo nga afër.

Më tej takimi i dytë me ish-ministrin e tij, Rama u shpreh:

“Kur u zgjodha kryetar i PS më ka dërguar një email ku më ka paraqitur disa ide për ringritjen e PS. Pastaj ka ardhur me mua dhe ka filluar punë në Partinë Socialiste”, – tha më tej Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama ka vijuar me mbështetjen ndaj ish-ministrit.

Në vijim ai u shpreh se gjithmonë Tahiri i ka ofruar vullnetin për punë dhe pasionin për t’i çuar gjërat deri në fund. /CityNews

Lajmet e fundit nga