LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje brenda PS në Fushë-Arrëz/ Kryetari i bashkisë falsifikon dokumentat

27 Tetor 2017, 16:11, Aktualitet CNA

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Franka Toplana, në një postim në rrjetet sociale, ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, si falsifikator të dokumentave me qëllim heqjen nga detyra të drejtorit të QKF së Fushë-Arrëzit.

Çdo gjë duket se ka nisur për shkak të një shkrese nga Tuci, drejtuar kreut të Arsimit në Pukë, Nikolin Prenga, për shkarkimin Mark Toplana, i cili është dhe bashkëshorti i Toplanës.

Toplana ka faktuar se Tuci ka falsifikuar listëprezencën e QKF-së së Fushë-Arrëzit dhe këtë e përdor si motiv për uljen nga detyra të drejtorit.

?Zien qyteti , debat ne cdo kend! Kr i bashkise Fushe Arrez, ne vend qe te planifikoje aktivitete komunitare, formulon shkresa jashte gjithe kompetencave ligjore, per te ulur nga detyra Drejtorin e Qkf Fushe-Arrez . Perse valle,,,,,,, ??? Sepse ka ndryshuar per mire gjithcka ne ate institucion! Sepse nuk i eshte bindur kr per te shkruar dite pune atyre qe nuk kane qene ne pune per 36dite. Sepse nga puna e kesaj qendre, 7 nxenes jane regjistruar ne shkolla artistike! Por kryetarit nuk i intereson kjo! Atij i duhet me patjeter ulja nga detyra e Drejtorit sepse duhet me patjeter te marre shperblimin per kete! Dhe , strategjia me te cilen mendon te realizoje shkarkimin eshte kjo : ME DOREN E VET DHE ME VULLNET TE LIRE, FALLSIFIKON LISTPREZENCEN E QKF _FUSHE -ARREZ , DHE PIKERISHT KETE FALLSIFIKIM ZYRTAR, E PERDOR SI MOTIV PER ULJEN NGA DETYRA TE DREJTORIT. MIRPO DITA QE KA FALLSIFIKUAR KRYETARI ME DOREN E TIJ, REZULTON TE JETE DITE PUNE INTENSIVE, DHE E PROTOKOLLUAR NE “LIBRIN E MBLEDHJEVE “TE QKF FUSHE -ARREZ, DHE PIKERISHT ne prezencen e gjithe kolektivit. Keshtuqe i bie ne vend qe te marresh ryshfetin per uljen nga detyra te ketij drejtori do te shkosh para ligjit per fallsifikim dokumentash zyrtar,,,,,,,, per shperdorim detyre,,,,,, per ushtrim presioni per shkak te detyres!!! Une jam ajo Franka qe gjithmone kam thene fjale te mira per ty! Une jam ajo, qe te dhashe doren te ngjitje shkallet e bashkise! Edhe tani, po te them “Te lumte dora ” se do te te shtyj te shkosh aty ku e meriton!? /CityNews

 

Lajmet e fundit nga