LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kylie Jenner blen një shtëpi më të madhe/ Harxhon 5 milion për rehatinë e fëmijës

27 Tetor 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Ajo raportohet se është në pritje të fëmijës së saj të parë me këngëtarin Travis Scott. Dhe Kylie Jenner mesa duket do jetë një super mama, pasi ka menduar për më shumë vend për të voglin e saj. Ka bërë të vetën një pronë që ndodhet shumë pak metra larg shtëpisë tjetër në Kaliforni. 20 vjeçarja ka harxhuar plot 5 milionë në dorë, për pronën bosh, afër pronës së saj aktuale 12 milionshe.

Prona e re mesa duket ka një kopësht gjigand, dhe mesa po shikojmë mami e re Kylie ka në plan të realizojë një park përpara shtëpisë për bebin e saj të palindur.

Tani që e gjithë familja Kardashian ka përfituar një shumë të majme nga kompania E! për shown e tyre, Kylie ka gjithë pasurinë e botës për ti realizuar të gjitha dëshirat princit/princeshës së saj./CityNews

Lajmet e fundit nga