LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarë e biznesmenë, klientët VIP të prostitutave të “luksit” në Tiranë

27 Tetor 2017, 10:09, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona.

Ky rrjet funksiononte duke gjetur klientë nga vet organizatorët dhe më pas transporti i vajzave të reja bëhej me taksi.

Report TV mëson se pjesë  e këtij rrjeti si klientë, kanë qënë edhe persona VIP.

Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qënë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës.

Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale.

Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë.

Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.

Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët.

Ata që gjenin klientët ishin: Albina Kasaj, Jani Murati Gëzim Kasëm), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni.

Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin  Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që conin vajzat në hotelin te tregu elektrik, në pronësi të A.Ndoja.

Vajza të moshës 25-30 vjeç shfrytëzoheshin kundrjet pagesave nga ky rrjet prostitucioni.

Lajmet e fundit nga