LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shkeli këmbën në tren/ Shqiptari bën për spital britanikun

27 Tetor 2017, 21:05, Aktualitet CNA

Ditën e sotme autoritetet britanike kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi shqiptar pasi kishte sulmuar një person në një tren.

Autoritetet bëjnë të ditur se ai është R.L., 18 vjeç.

Gjatë momentit që ishte duke hipur në tren Lamaj i ka shkelur këmbën 30-vjeçarit, Anthony Hamoui ndërsa ky i fundit ishte ulur në një stol.

Kur Hamoui ka komentuar këtë situatë, Lamaj ka filluar ta grushtojë në fytyrë derisa ai ka rënë  në dysheme.

Viktima e sulmit është shtruar në Spitalin Lutheran, ku ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë mësohet se Lamaj është vetëdorëzuar në polici, pasi e dashura e tij e ka detyruar të paraqitej në komisariat. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga