LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet për Tahirin/ Ja si e shkelën ligjin Llalla dhe prokurorët

27 Tetor 2017, 09:18, Aktualitet CNA

Në lidhje me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, prokurori i përgjithshëm dhe prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kryer një sërë shkeljesh.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit i nxorri blof përfaqësuesit e organit të akuzës.

Gazeta ?Sot? ka bërë një hulumtim, pas një konsulte dhe me juristë të njohur, duke nxjerr të gjitha nenet që janë shkelur nga prokuroria.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurorët deklaruan se me shtetin italian kontaktoi Prokuroria e Përgjithshme sa i takon marrjes së dosjes për Tahirin, ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar qartë se në këtë proces duhet që të përfshihet Ministria e Drejtësisë.

Në nenet 6 dhe 4 të ligjit ?Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet Penale?, thuhet qartë se është Ministria e Drejtësisë organi kompetent. ?1. Letërkërkesa e autoriteteve gjyqësore vendase i përcillet autoriteteve gjyqësore të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, përveç rastit kur ky ligj parashikon ndryshe.

Në rast se Ministria e Drejtësisë konstaton se letërkërkesa nuk plotëson kushtet e nenit 5 të këtij ligji, ia kthen autoritetit gjyqësor vendas për plotësimin e të metave?, thuhet aty. Një tjetër shkelje që është bërë nga prokuroria, është se nuk ka njoftuar palën e akuzuar.

Në nenin 34 dhe 34/a të Kodit Penal thuhet qartë se sapo bëhet regjistrimi i procedimit, peroni do të duhet të njoftohet zyrtarisht. Me Tahirin nuk ka ndodhur kështu. ?Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë: të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave?, thuhet aty.

Gjithashtu një shkelje tjetër rezulton të jetë mungesa e shortit. Ligji përcakton se duhet të jenë 3 prokurorë por, duhet ndarë me short se kush është prokurori përgjegjës.

Ndërsa shkeljet më të mëdha të prokurorëve dhe Adriatik Llallës janë bërë me deklaratat publike. Përmes sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama, janë shkelur Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit ?Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH? dhe nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit ?Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH?. Po ashtu, kryeprokurori ka shkelur nenin 25 të Kodit të Procedurës Penale, pasi aty thuhet se prokurori është i pavarur dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e tij. Pra, duket qartë se kemi dhe një sulm të ndikuar politikisht./ CityNews

Lajmet e fundit nga