LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën

27 Tetor 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Përurimi i shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit po zhvillohet në Bashkinë e Tropojës. Në përurimin e shtatores marrin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare.

I pranishëm në ceremoni edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij u shporeh se ?Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi.?

Gjithashtu Basha tha se Azem Hajdari i përket Tropojës.

?Azemi ju përket ju dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari. Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve  ne.?- tha Basha.

Kryetari I PD, Lulzim Basha u shpreh se Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën.

?Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit.?- tha ndër të tjera kreu i PD./ CityNews

Lajmet e fundit nga