LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama qëndrim kontrovers me Tahirin, nga një dru të shtrembër e bëri hero

26 Tetor 2017, 18:47, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e televizionit Ora News, ka komentuar aktualitetin politik, pas publikimit të përgjimeve të bandës së drogës, ku përfshihej edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas deputeti Boçi, çështja Tahiri bëri që akuzat e Partisë Demokratike, se krimi financon maxhorancën dhe kjo e fundit është e kapur nga bandat, të vërtetohen.

Si e ka quajtur qëndrimin e Ramës ndaj ish-ministrit të tij Saimir Tahiri, si kontroverse pasi nga një dru të shtrembër, e ktheu Tahirin në hero, ku u kërkon të gjithë ushtarëve të tij ta mbrojnë. Për Boçin arsyeja kryesore është se Rama kërcënohet nga Tahiri se mund ta marrë me vete nëse nuk e mbron. /CityNews

Lajmet e fundit nga