LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndrimi i LSI-së: Nuk jemi kundër Partisë Socialiste

26 Tetor 2017, 19:48, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion” ka përsëritur qëndrimin e saj ndaj Partisë Socialiste, të cilën ajo e ndan nga qeveria.

Teksa foli se qeveria është e kapur nga krimi në të gjitha nivelet e saj, u shpreh subjekti që ajo drejton nuk është kundër Partisë Socialiste por kundër bandave që po pushtojnë zyrat shtetërore.

Ajo u shpreh se do të vijojë të bashkëpunojë me Partinë Demokratike dhe çdo subjekt tjetër politik ose jo, por që është në opozitë me qeverinë, dhe kërkon rikthimin e besimit të qytetarëve të cilët po braktisin vendin. /CityNews

Lajmet e fundit nga