LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi sulmon Sorosin / Fabrikues i Fake News

26 Tetor 2017, 19:41, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një prononcim për emisionin “Opinion” ka sulmuar ashpër miliarderin George Soros, i cili ka një sërë fondacionesh e shoqatash në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Teksa tha Soros është përballë sulmit të shumë drejtuesve botëror, shoti se segmente të financuara nga Soros kanë sulmuar herë pas herë LSI-në. Sipas Kryemadhit, këto segmente të financuara nga ai, mes të cilave përfshiu edhe disa media, kanë përbaltur shumë qëndrime të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe kanë prodhuar lajme të rreme.

Kryetarja e LSI-së tha, se shpesh herë ka hasur në deformime të deklaratave, dhe pas kontaktit me këto media apo segmente që ajo i quajti të financuara nga Soros, janë shprehur se lajmi ka ardhur i gatshëm. /CityNews

Lajmet e fundit nga