LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fyerjet për gazetarët tregojnë frikën e Ramës

26 Tetor 2017, 09:52, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me fyerjet që kryeministri Rama ju ka bërë gazetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi është shprehur se ?Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.?

Gjithashtu kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se vendi po qeveriset nga mafia dhe sipas saj rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.

Postimi i Kryemadhit:

Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit./ CityNews

Lajmet e fundit nga