LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Imami flet për analizën në PD/ Nuk mund ta bëjnë deputetët e marrë nga rruga dhe ata që blenë mandatet

26 Tetor 2017, 17:30, Aktualitet CNA

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka komentuar analizën e humbjes së zgjedhjeve, e cila ka filluar pas rizgjedhjes së Bashës në krye të PD, analizë që sipas tij është e pakuptimtë. Kjo sepse analiza duhej të bëhej në kohën e zgjedhjes së kryetarit, e jo tani për t’i lënë faturën bazës së PD-së. Për Imamin analiza dhe vetë stimulimi i saj nga Basha, në këtë kohë po ndihmon në bashkimin e PD-së, përkundrazi analiza po bëhet nga deputetë të marrë nga rruga dhe ata që kanë blerë mandatet, për tu lënë kostot drejtuesve të seksioneve.

Imami i pyetur për mbledhjen e kryesisë qëndrimin e tij në atë mbledhje dhe sot tha:“Në mbledhjen e kryesisë u tha se na kishte mbledhur për të na këshilluar nëse duhej bërë ose jo normalisht analiza. Për tu vendosur si një çështje primare, çështjen e bashkimit me partinë.

Lidhur me kërkesën e parë, sepse mbledhja nuk ishte për të marrë vendim ishte thjeshtë këshilluese, pavarësisht se më mbrapa u tha se ishte për të marrë vendim, ishte një gjë e pavërtetë kjo.

Në lidhje me çështjen e parë i kam thënë sikurse është dhe në regjistrimet që i ka pasur media, analiza ka marrë fund qëkurse kryetari i partisë është zgjedhur pa bërë analizë.
I kam thënë ke dhënë llogari, por pa kundërshtarë dhe kjo nuk është llogari. Sa i përket çështjes së dytë, pra çështjes së bashkimit, i kam thënë që para 6 muajsh nuk kemi pasur përçarje, sot kemi përëarje nuk kemi bashkim, kush e ka bërë përçarjen ta ndreqi.”

Më tej duke folur analizën që po zhvillohet në PD si pjesë e një procesi bashkimi apo nxjerrje të përgjegjësive reale për humbjen dhe ndarjen e PD Imami theksoi: “Pavarësisht se ka dërguar një analizë, ajo është pa kuptim, sepse kë do shkarkojë analiza, kush do mbajë përgjegjësi për zgjedhjet kryetarët e seksioneve apo deputetët që u morën nga rruga apo ata që kanë paguar për të bërë atë punë.” /CityNews

Lajmet e fundit nga